Këngëtarja e njohur Miriam Cani ka përkujtuar të ëmën e ndjerë përmes një postimi në rrjete sociale, e cila krahas një fotoje të sajën kur ka qenë e re, ka shkruar dhe disa fjalë prekëse.
“Sot u bënë 12 vite pa ty mami. Më mungon në çdo frymëmarrje.”, ka shkruar Miriam.
Këngëtarja ka treguar dhe më parë për raportin e veçantë që ka patur me të ëmën, teksa u shpreh se mbetet një model për të: “Çdokush nga ne e ka model nënën e tij. Ajo mua më frymëzon, është motiv për mua në shumë gjëra. Kam qenë shumë e lidhur me të. Është shumë e vështirë të gjesh fjalët. Janë të paktat rastet kur funksionin shprehja: Koha shëron çdo plagë.”