• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ura e ndërtuar dy vjet më parë dhe që u mburr nga Rama, rrezikon të shembet

19:56 : 26/02/2021
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Elvis Hila/ BIRN

Ura e Drojës –që lidh Kurbinin me Fushë Krujën, u inaugurua me bujë në shtator 2018, por dy vite e gjysmë më pas është në prag shembjeje.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH i tha BIRN se kishte konstatuar në një inspektim dëmtime të konsiderueshme, deri në shkatërrimin e mbrojtjes së shpatullës së Urës nga drejtimi i Tiranës.

ARRSH shpenzoi 12.8 milionë lekë në vitin 2018 për projektimin e 8 urave, ku përfshihej edhe ura e Drojes. Ndërtimi i saj u financua sipas Ministrisë së Infrastrukturës nga kompania e çimentos “Antea Cement” me 1 milion euro, por këmbët nuk mbajtën gjatë.

Në një postim në Facebook në gusht 2018, kryeministri Edi Rama e mburri urën e Drojes dhe në replika me komentues tha se ndonëse investimi ishte dhuratë nga një kompani private, puna e mirë dhe cilësore ishte përgjegjësi e rolit kyç të ministrisë së tij të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lexo edhe:

No Content Available

“Pyetja nuk është asnjëherë në këto raste ku u gjetën lekët për ta bërë një vepër publike, po si organizohet e sa cilësore është puna ndërtuese,” shkroi Rama.

Reshjet e fillimit të këtij viti fajësohen për dëmtimin e këmbëve mbajtëse. Por banorët i thanë BIRN se kjo tregonte që punimet nuk kishin qenë serioze dhe investimi nuk ishte kryer siç ishte reklamuar.

“Për ndërtimin e kësaj ure janë harxhuar 1 milion euro, por siç e shikoni kjo urë rrezikon të bjerë sërish. Me pak fjalë, këtu nuk është shpenzuar as gjysma e parave kanë qenë planifikuar e ato që po i vuajmë pasojat jemi ne banorët, pasi po rrezikojmë sërish izolimin,” tha Preng Lala, banor i fshatit Shpërdhet.

Një tjetër banor thotë se kalimi i urës ishte bërë i frikshëm për ta.  “Kalimi këtu është mjaft i frikshëm dhe i rrezikshëm, pasi ura rrezikon shembjen,” tha Maringlen Doçi nga Mamurrasi.

Ai thotë se banorët veç frikës së urës, i frikësohen edhe një izolimi të dytë, pasi ura krijon probleme për qindra familje nga Kurbini dhe Fushë-Kruja.

Autoriteti Rrugor Shqiptar tha se ishte ngritur një grup pune dhe situata është verifikuar në terren dhe pritej përfundimi i analizës për të përcaktuar shkaqet e dëmtimeve.

“Për përcaktimin e shkaqeve që kanë sjellë këtë gjendje të urës duhet të realizohet një studim i plotë  teknik,” thuhet në përgjigjen e ARRSH-së, e cila shtoi se është në pritje të raporteve topografike, gjeologjike dhe hidrologjike “të cilat do të zbardhin edhe shkakun e këtyre dëmtimeve”.

Etiketa: rura rama boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Policia arreston 21-vjeçarin shqiptar për kokainë, befasohet kur hyn me forcë në banesë

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com