Nga Chris Cillizza, CNN
Refuzimi të hënën nga Gjykata e Lartë i përpjekjes së ish-presidentit Donald Trump, për ta penguar prokurorinn e qarkut të Manhattanit, Cyrus Vance, të shohë deklaratat tij tatimore (dhe dokumente të tjera financiare), u cilësua me të drejtë si një pengesë që Trump po i bën drejtësisë.
Dhe pas kësaj përpjekje mbetet pyetja bezdisëse:Nga se ka kaq shumë frikë Trump? Pse ai është përpjekur aq shumë 5 vitet e fundit, për të mbajtur sekrete deklaratat e tij tatimore?
Mos harroni që pikëpamja e Trump për publikimin e deklaratave të tij tatimore, nuk ishte gjithmonë ajo që është sot.
“Nëse vendos të kandidoj për president, unë do të bëjë publike deklaratat e mia fiskale”- deklaroi Trump në vitin 2014. Vitin që pasoi, Trump i tha drejtuesit të njohur radiofonik Hugh Hewitt:”Është e sigurt që nëse do të jetë e nevojshme, do të bëj publike deklaratat e mia mbi pagimin e taksave”.
Në janarin e vitit 2016, Trump ishte ende i prirur ndaj mundësisë së bërjes publike të atyre deklatarave. “Siç e dini unë paguaj shumë taksa. E kam gjithçka të dokumentuar, dhe ne do t’i bëjë publike në kohën e duhur”-deklaroi Trump në “Meet the Press” në televizionin NBC.
Por pastaj diçka ndryshoi. Pas shkurtit të 2016-ës, Trump, që kishte filluar të dukej gjithnjë e më shumë si kandidati presidencial i Partisë Republikane, kishte filluar që të tërhiqej nga premtimet e tij të mëparshme.
“Ne do të marrim një vendim gjatë muajve të ardhshëm. Pasi kjo është një çështje shumë e ndërlikuar”-deklaroi ai në një intervistë për Anderson Cooper të CNN, që u transmetua më 24 Shkurt 2016. Të nesërmen, Trump e kishte gjetur arsyetimin e tij për të mos bërë publike deklaratat tatimore.
“Unë auditohem. Dhe natyrisht nëse jam duke u audituar, nuk kam pse bëj publik deklaratat mia fiskale”- tha ai. Sigurisht, ky është një justifikim elegant, meqë nuk ka një ligj kundër ndonjë personi që nuk bën publike deklaratat e tij tatimore, gjatë kohës që është nën autidim. (Edhe Richard Nixon u mbrojt kështu gjatë kohës që ishte në Shtëpinë e Bardhë).
“Auditimi” – që me sa duket po vazhdon akoma! – ishte thjesht një justifikim i përshtatshëm për një vendim që Trump e mori diku në fund të janarit apo fillimin e shkurtit 2016:Që bërja publike e deklaratave të tij fiskale,j do të ishte politikisht më e dëmshme, sesa reklamimi negativ që ai do të merrte për mospublikimin e tyre.
Kështu Trump u bë i vetmi kandidat presidencial në epokën pas Watergate, që nuk bëri publike asnjë nga deklaratat e tij tatimore. Por nëse nuk do të kishte një kontroll i vazhdueshëm – dhe në fakt nuk ka një të tillë – cila arsyeja e vërtetë pse Trump është përpjekur kaq shumë për t’i mbajtur sekret taksat që ka paguar?
Falë “The New York Times”, që ka arritur të zotërojë një numër të madh të të dhënave të kaluara të bizneseve të Trump , ne kemi sot aftësinë që t’i japim një përgjigje – ose të paktën të bëjmë një hamendësim më të informuar – në lidhje me përgjigjen.
Arsyeja më e mundshme e ngurrimit të Trump, për të bërë publike deklaratat e tij fiskale, është se ato do të zbulonin dy fakte:
1) Ai nuk ka paguar asnjë taksë për vite me rradhë
2) Ai ka shumë borxhe.
Le të marrim pikën e parë. Ja se çfarë raportoi “Neë York Times” në lidhje me taksat e Trump:Zoti Trump nuk pagoi asnjë taksë federale mbi të ardhurat në 11 nga 18 vitet që shqyrtoi gazeta. Në vitin 2017, pasi ai u bë president, ai rezulton të ketë paguar vetëm 750 dollarë taksa”.
Duke pretenduar më shumë se 900 milion dollarë humbje në deklarataën e tij të të ardhurave për vitin 1995, kjo i dha mundësi Trump të shmangte pagimin e taksave për dekada me radhë. Gjithashtu Trump tentoi të ulte të ardhurat e tij të tatueshme, duke përfshirë pretendimin e një rimbursimi të taksës 72.9 milion dollarë, që mbetet nën hetim nga IRS.
Siç shkruante David Leonhardt i Times:”Gjatë dy dekadave të fundit, Trump ka paguar rreth 400 milion dollarë më pak në taksat e kombinuara federale të të ardhurave, sesa paguan meatarisht çdo vit një person shumë i pasur në të njëjtën kategori”.
Tani tek kalojmë tek borxhet e Trump. Dhe sërish Leonhardt shkruan:”Në 2012, ai mori një kredi prej 100 milion dollarësh duke lënë si garanci Trump Tower. Gjithashtu ai ka shitur qindra miliona aksione dhe obligacione. Por të dhënat e tij financiare, tregojnë se atij mund t’i mbeten vetëm 873.000 dollarë në dispozicion.
Shumë shpejt Trump mund të përballet me disa fatura të mëdha, që mund të vënë akoma më tej në presion financat e tij. “Ai duket se nuk ka shlyer asnjë nga kreditë kryesore që ka marrë, dhe deri në vitin 2022 duhet të paguajë 100 milion dollarë. Dhe nëse ai humbet në mosmarrëveshjen që ka me IRS mbi rimbursimin e vitit 2010, ai mund t’i detyrohet qeverisë më shumë se 100 milion dollar (përfshirë interesat e shumës origjinale)”.
Refuzimi i Trump për të bërë publike taksat e tij gjatë fushatës elektorale të vitit 2016, shpjegohet me gjasë nga pika e parë. Nuk është shumë e këndshme për votuesit, kur mësojnë se një person i pasur paguan diku midis shumë pak dhe asnjë taksa për vite me rradhë.
Borxhet e tij të konsiderueshme – dhe pikëpyetjet nëse do të jetë në gjendje t’i paguajë ato – ka të ngjarë që të jenë forca lëvizëse se pse Trump vazhdon që të punojë për të mos i deklaruar taksat e tij.
Nëse të gjithë e dinë që ai është në borxhe deri në fyt, dhe me shumë pak mundësi për të dalë nga kjo situatë, ai humbet çdo levë që mund t’i duhet për të shkuar në institucionet financiare të cilave u detyrohet para, me synim rinegocimin e kushteve të kredive.
Trump vepron gjithmonë sipas interesit të tij personal. Dhe ai është thjesht transaksionar në të gjitha marrëdhëniet e tij. Qëndrimi i tij i ndryshuar mbi deklaratat fiskale – dhe beteja e tij e vazhdueshme për t’i mbajtur ato fshehur – i reflekton që të dyja pikat e lartpërmendura. Trump e di se detajet e tyre e bëjnë atë të duket i keq, dhe zhdukin potencialisht çdo mjet që i duhet për të nxjerrë veten nga kriza financiare ku ndodhet aktualisht. Ndaj ai po lufton si Djalli për t’i mbrojtur ato sekrete.