• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Borrell: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë detyrat e shtëpisë

22:08 : 23/02/2021
në AKTUALITET, BOTA

“Duhet të hedh poshtë idenë se ne Bashkimi Evropian pretendojmë se e duam Ballkanin Perëndimor brenda kornizës sonë”, tha të martën përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Duke folur në një konferencë online, të organizuar nga Këshilli Atlantik, Borrell tha se perspektiva evropiane mbetet motor i reformave në shtetet e rajonit dhe se “nuk është e drejtë të thuhet se BE-ja vetëm flet dhe nuk vepron” kur bëhet fjalë për zgjerimin me Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi duke investuar shumë para për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për realizimin e reformave dhe për përmirësimin e ekonomive të tyre dhe të sistemit politik dhe gjyqësor, në mënyrë që të afrohen me sistemin e BE-së”, tha Borrell.

Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një proces që zhvillohet hap pas hapi.

“Do t’i nisim negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kemi rinisur negociatat midis Serbisë dhe Kosovës me të dërguarin e posaçëm [Mirosllav Lajçak] dhe mendoj se e kemi vënë në rrugë atë dialog”, tha Borrell.

Lexo edhe:

Nga studimet te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

A po hyn Ballkani Perëndimor në garë për armatim?

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë duke bërë negociata tash e dhjetë vjet për normalizimin e marrëdhënieve. Negociatat do të duhej të përfundonin me arritjen e një marrëveshjeje detyruese gjithëpërfshirëse.

Lajçak ka thënë më herët se raundi i ri i bisedimeve do të organizohet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.

Si prioritete në reformat në Ballkanin Perëndimor, Borrell përmendi gjyqësorin e pavarur dhe luftën kundër korrupsionit.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë detyrat e shtëpisë, të kryejnë reforma dhe t’i përmbushin standardet, në mënyrë që të pranohen si anëtare”, tha ai.

Mbështetja e BE-së, dukshëm më e madhe se e Kinës, Rusisë dhe Turqisë

Sipas tij, mbështetja e BE-së për Ballkanin Perëndimor është dukshëm më e madhe se mbështetja që mërr rajoni nga Kina, Rusia dhe Turqia.

“Plani ynë i investimeve ekonomike për Ballkanin Perëndimor arrin në 9 miliardë euro për adresimin e aspekteve shëndetësore dhe ekonomike”, tha Borrell, duke shtuar se BE-ja po përpiqet të ndihmojë me vaksina kundër koronavirusit, porse edhe vetë po përballet me sfida.

“E pranojmë që po përballemi me vështirësi, sepse kemi mungesë të vaksinave [në BE], ndërsa në disa vende të rajonit, të tilla si Serbia, po zhvillohet një betejë e madhe diplomatike”, deklaroi Borrell.

Ai po ashtu theksoi se Ballkani Perëndimor ndodhet në mesin e prioriteteve të bashkëpunimit midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

“Kemi mjaft shenja pozitive. Administrata e re [e presidentit amerikan, Joe Biden punon me aleatët, e njeh rëndësinë e BE-së dhe e konsideron atë mike, e jo vetëm partnere”, tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell./REL

Etiketa: ballkaniborrel

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga studimet te lëvdatat në TikTok: Fushata e heshtur e ndikimit kinez në Ballkan

11:46 : 04/02/2026
RAJONI

A po hyn Ballkani Perëndimor në garë për armatim?

15:36 : 27/01/2026
BOTA

REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan

10:06 : 26/01/2026
BOTA

Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për Ballkanin

15:10 : 20/01/2026
AKTUALITET

Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

08:12 : 12/01/2026
RAJONI

Analiza/ Ballkani në qendër: Si e sheh SHBA-ja rajonin?

13:34 : 14/12/2025
Para

Testimi për Covid-19 arrin një tjetër nivel: Gati pajisja që zbulon të infektuarit me anë të telefonit

TË GJITHA

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom