• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Olsi Rama nuk llogarit rivalët: Nuk ka asnjë distancë që nuk rikuperohet, kampionatin e kemi me veten

09:27 : 22/02/2021
në SPORT

Drejtori sportiv i Partizanit Olsi Rama mbrojti lënien golit të Kukësit si shenjë “fair-play” pasi mesfushori i “demave “Valentino Murataj shënoi më herët kur njëri prej mbrojtësve të Kukësit ishte shtrirë në zonën e tij.

Në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH Sport”, Rama theksoi se 16-herë kampionët e Shqipërisë kanë garë me veten duke theksuar se skuadra lufton për t’u përmirësuar në vazhdimësi.

Më tej, ai u shpreh se kjo skuadër aktuale e Partizanit i kujton ekipin kampion të sezonit 2018-2019 duke iu referuar motivimit dhe përkushtimit të futbollistëve në fushë.

“Fitorja dhe goli ‘fair-play’ për Kukësin – Të them të drejtën kur zbrita në dhomat e zhveshjes, u thashë lojtarëve që kjo fitore ka vlerën e katër pikëve, ose 3 plus një, se nuk ishte vetëm në fushën e lojës, por edhe se Partizani është klub i madh, respekton kundërshtarët, bukurinë e futbollit. Të gjithë e keni parë gjestin në fund. Jam i surprizuar nga disa komente jo dashamirëse që kam dëgjuar.

Të them të drejtën prisja përgëzime në raport me atë që ndodhi, duke lejuar Kukësin të shënonte gol, duke përfituar në një moment dobësie të kundërshtarit. Murataj bëri detyrën, përfitoi në atë fraksion sekonde e pastaj me gjakftohtësinë e duhur, stafi mori vendim kolegjial që Kukësi të shënonte, që të mos kishte dyshim që Partizani do të pretendonte të fitonte në mënyrë të pandershme. Është fitore morali, fitore e një ekipi që po fillon të bëhet i vetëdijshëm për forcën e vet në fushë.

Lexo edhe:

Berisha: Olsi Rama është de facto bosi i call center-ave! Aktivitet që mbrohet nga shteti

Investigimi i ‘Le Iene’ për hijet e Olsi Ramës në biznesin e Call Centerave

Vendimi është marrë nga stafi teknik në fushë, kanë pasur një minutë më tepër se sekonda e Muratajt, që duhej të vendoste çfarë të bënte me topin. Një lojtar që është në transin agonistik që të bëjë maksimumin dhe ka marrë maksimumin duke bërë detyrën. Stafi ka eksperiencë dhe ka vendosur bashkërisht për të bërë këtë e për të treguar që Partizani respekton në radhë të parë futbollin e vetveten, që të mos kontestohet.

E përshëndes si drejtor, ndoshta ka tifozë që në atë moment e kanë cilësuar jo të duhur, se duan të fitojnë 4 apo 5-0. Por ne si Partizan duam që sporti të bashkojë, edukojë, të japë shembull. Përgëzoj stafin për vendimin që mori dhe lojtarët. Ne do të shkojmë të stërvitemi, do të shtrëngojmë duart me lojtarët e Kukësit, është normale dhe e kemi treguar.

Gjëra si këto në futboll janë të pakta, mendoj se shkojnë përtej sportit dhe është pak a shumë i gjithë motivi i lojës, mesazh që duhet dhënë. Mesazhi është që duhet respekt.

Këtë gjë që kemi bërë ne sot e kanë bërë edhe shumë të tjerë, por edhe Di Kanio që është ndëshkuar shumë herë për sjelljen e tij. Fitorja është e rëndësishme, por më e rëndësishme është loja e ndershme.

Merkato dhe Çinari? Ne e kemi filluar punën që ditët e para të gushtit dhe kemi punuar me ata lojtarë që kishim. Në momentin kur u bë pak drejtësi me çështjen Çinari përfituam dhe sollëm cilësi në skuadër. Do t’u vijë koha të gjithëve për të luajtur. Ferhan Hasani është vlerë e shtuar dhe ndihmon si në fushë dhe jashtë saj. Do të presim që Hasani të arrijë formën e tij më të mirë që të luajë në fushë. Në fitoren e sotme unë do të veçoja sot dy mbrojtësit, Bitri-Belica, por edhe Brojën që është i rëndësishëm në formacionin e Dajës.

Ecuria? Nuk ka asnjë distancë që nuk rikuperohet. E kam thënë që ne kampionatin e kemi me veten tonë dhe nëse përmirësohemi, me siguri rezultatet do të vijnë. Skuadra është bërë e ndërgjegjshme për forcën që ka dhe më krijon atë ndjesinë e Partizanit kampion. Kemi ndeshje të vështira dhe ajo me Laçin është një ndeshje kyçe. Duhet të vlerësojmë çdo ndeshje se pas Laçit vjen Apolonia që na mori një pikë në Elbasan.

Tjetër fitore ndaj Kukësit- Është një rastësi që kemi fituar 3 herë me Kukësin, unë do të doja që skuadra të përqendrohet gjithmonë si në derbi dhe ndaj Kukësit. Këto ndeshje i motivojnë lojtarët. I kemi merituar fitoret ndaj tyre. Kukësi ka një skuadër me cilësi dhe ardhja e Josës ka një impakt tjetër. E filluam ndeshjen mirë, por një skuadër nuk mund ta mbajë gjithmonë ritimin, por mendoj se e kishim ndeshjen nën kontroll gjithmonë.

Krijuam raste në pjesën e parë dhe ne të dytë e shënuam gol me asnjë aksion model që nisi që nga mbrojtja. Kur rezultati është 1-0 normale që kundërshtari të sulmon më shumë, por ne u treguam të kujdesshëm për t’i goditur me kundërsulme. Është herët për të folur për gjendjen e Stenio Xhunior pasi nesër do të bëjë analizat për të parë se çfarë ka. Mendoj se ndeshjen ndaj Laçit e ka të humbur./CNA.al

Etiketa: Olsi Ramarivalët

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Olsi Rama është de facto bosi i call center-ave! Aktivitet që mbrohet nga shteti

13:17 : 16/04/2026
AKTUALITET

Investigimi i ‘Le Iene’ për hijet e Olsi Ramës në biznesin e Call Centerave

22:20 : 18/03/2026
AKTUALITET

Le Iene thirrje Ramës: Ndalo Call Center-at mashtrues, vëllai juaj i përfshirë!

23:05 : 08/03/2026
AKTUALITET

Berisha/ Magazineri i Salillarit mori Portin e Vlorës 60 mln euro

13:58 : 15/12/2025
AKTUALITET

Rama Olsi, foto bën me alzhaimer SPAK!!

12:33 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Ballukun nuk e komentoj”/ Dumani: Për Olsi Ramën nuk gjetëm prova për “personin e paidentifikuar”

18:14 : 27/10/2025
Para

FOTO/ Vaksinimi i personaliteteve, shpërthejnë në rrjet memet: Vaksinën time ta bëjë shoku Gramoz

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom