• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Salcë në kohë krize!

16:00 : 18/11/2016
në OP-ED

Nga Manjola Bregasi

Nëse çmimi i salcës nuk do të ndryshojë edhe për ca kohë, është e sigurt që vëmendja ndaj saj u rrit kur një vajzë e thjeshtë nga ato që politika i konsideron popull guxoi t’ja derdhë në kokë ministres së arsimit.

Disa u kënaqën nga skena, të tjerë u bënë kuriozë ndërsa pati edhe nga ata që e konsideruan këtë akt si dhunë ndaj grave, shkelje e të drejtave të tyre, a thua se zonja në fjalë u sulmua për gjininë dhe jo për pozicionin politik që mbante. U sulmua nga një vajzë e thjeshtë dhe nuk çuditem. Një nga ata shumë njerëz djem apo vajaza të shoqërisë shqiptare, që me heshtjen dhe qetësinë e tyre klithin brenda vetes çdo ditë për mundësitë që realiteti nuk u jep, për ëndrrat që u priten çdo ditë për dëshirat që u vriten mizorisht. Dhe dëshira për arsimim është ndoshta më e pafajshmja, më organikja, më e sinqerta.

A kishte Mirela arsye të tjera veçë kësaj?

Histori e vështirë në familje, probleme financiare, pengesa për t’ja dalë mbanë, ashtu siç mund të ketë çdokush prej nesh, çdo i ri, çdo vajzë apo djalë, çdokush i quajtur popull i thjeshtë i paindoktrinuar nga mësimet e partive i paprekur nga militantizmi shpërfytyrues i çdo vlere.

Lexo edhe:

Hapen dy kutitë e para në Shkodër, PD në avantazh

Qarku i Dibrës, numërohen tre kutitë e para

A kishte nevojë Mirela të bëhej personazh, ndonëse i përket një grupimi social? Ku qëndron e keqja edhe nëse është kështu? Përndryshe si do binte në sy, si do bëhej lajm, si do ju vriste syte dhe veshët atyre që dëgjojnë vetëm muzikën ëngjëllore të militantëve servilë.

A duhej Mirela të protestonte butësisht, paqësisht me një pankartë në dorë para derës së Kryeministrit që me siguri atë ditë do ketë një mbledhje partie e nuk do jetë aty?
A kishte arsye Mirela të protestonte me një vazo salcë në kokën e Lindita Nikollës?
Kush mendon të kundërtën ose nuk e njeh realiterin shqiptar, ose ka arsye të forta të flasë. Nëse Mirela gaboi, a e keni menduar ndonjëherë arsyet që e shtynë drejt këtij gabimi? Të nxitosh e ta lidhësh politikisht apo ta akuzosh për dhunë është më e thjeshta e ndoshta edhe më e padenja për këdo, e veçanërisht për ata që janë në politikë.

Nëse Mirela dhunoi një grua, një ministre, një politikane, çfarë duhet të thonë ata njerëz që dhunohen çdo ditë nga institucionet dhe përfaqësuesit e tyre, me arrogancë dhe indiferencë e tyre.

Mbase Mirela nuk do arrijë asgjë nga ato që kërkon dhe nuk do jetë as e para dhe as e fundit,por të paktën në kohë krize arriti të rrisë çmimin e salcës. Shpresojmë që kjo nuk do të nxisë hyrjen e këtij produkti pa doganë, apo dhenien me konçension të fabrikave të salcës. Sa për Nikollën dhe shpurën e kësaj qeverie nuk duhet të shqetësohemi për sa kohë Shqipëria të kete militantë dhe njerëz të shitur, që do ti mbajnë ngrohtë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hapen dy kutitë e para në Shkodër, PD në avantazh

01:50 : 12/05/2025
AKTUALITET

Qarku i Dibrës, numërohen tre kutitë e para

01:48 : 12/05/2025
Lajmet e Dites

Vota e Diasporës/ Numërohet kutia e parë, PD në avantazh

01:45 : 12/05/2025
AKTUALITET

Numërohet kutia e parë në Elbasan, ja kush kryeson

01:42 : 12/05/2025
AKTUALITET

Qarku Fier/ Nis procesi i numërimit të votave, PS në avantazh

01:38 : 12/05/2025
AKTUALITET

Kërkesa e PD për të veçuar votat e diasporës në Greqi, KQZ merr vendimin

01:31 : 12/05/2025
Para

Mbyllet fushata në Kolonjë, Rama: Kandidati ynë nuk është doktor si Saliu

TË GJITHA

Hapen dy kutitë e para në Shkodër, PD në avantazh

01:50 : 12/05/2025

Qarku i Dibrës, numërohen tre kutitë e para

01:48 : 12/05/2025

Vota e Diasporës/ Numërohet kutia e parë, PD në avantazh

01:45 : 12/05/2025

Numërohet kutia e parë në Elbasan, ja kush kryeson

01:42 : 12/05/2025

Qarku Fier/ Nis procesi i numërimit të votave, PS në avantazh

01:38 : 12/05/2025

Kërkesa e PD për të veçuar votat e diasporës në Greqi, KQZ merr vendimin

01:31 : 12/05/2025

Fillon numërimi edhe në qarkun e Vlorës, ja si është rezultati i kutisë së parë

01:18 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com