• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

INSTAT: Punësim pa produktivitet, prodhimi për punonjës ra më 2019

08:01 : 16/02/2021
në AKTUALITET, EKONOMI

Numri i të punësuarve u rrit më tej në vitin 2019, por shtimi i tyre të paktën sipas statistikave zyrtare nuk u shoqërua me rritjen e prodhimit për punonjës. Ecuria tregon se, rritja e numrit të të punësuarve nuk e ka rritur produktivitetin në ekonomi dhe për rrjedhojë, edhe të ardhurat e tyre, sipas të dhënave INSTAT të azhurnuara në Anketën Strukturore të Ndërmarrjeve më 2019.

Prodhimi për të punësuar shënoi 2673 mijë lekë më 2019, nga 2698 mijë lekë më 2018 duke shënuar rënie me një rënie gati 1%. Në ndërmarrjet ekonomike aktive në vitin 2019 janë punësuar 530.853 persona, rreth 15 mijë të punësuar më shumë, ose 3% rritje në raport me vitin 2018.

Ekspertët dhe institucionet financiare ndërkombëtare analizojnë se produktiviteti i punës ka rënë në Shqipëri për dy arsye kryesore. E para, shumica e vendeve të reja të punës nuk janë hapur rishtas, por janë formalizuar, për rrjedhojë nuk kanë se si të ndikojnë në prodhim. E dyta, stoku i ri i punësimit më 2019 ka ndodhur në sektorë me vlerë të ulët pagese.

Më parë, Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare vuri në dukje se, vëllimet e produktivitetit të punës ndryshuan në Shqipëri dhe të gjithë rajonin me tendencë rënie. Përjashtim bëri vetëm Bosnja, e cila tregoi një rritje të jashtëzakonshme 5.2%. Të gjitha vendet e tjera të rajonit raportuan ngadalësim, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi raportuan rënie të fortë të produktivitetit në vitin 2019.

Në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor punësimi u rrit më shumë se rritja ekonomike, për pasojë të punësuarit ndajnë më pak fitime nga puna gjatë vitit të kaluar. Ekspertët vlerësojnë se në afat të mesëm dhe të gjatë, produktiviteti i punës në Shqipëri dhe në Ballkan do të cenohet nga zhvillimet demografike dhe cilësia e ulët arsimore.

Lexo edhe:

INSTAT: Studentët në ciklin bachelor ranë me 11%

Krimet në fushën e drogës ‘bëjnë kërdinë’, shifra rekord në 2025-n

Popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) vazhdoi të zvogëlohej në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, një prirje e nxitur nga plakja e popullsisë dhe rritja e vazhdueshme e emigrimit.

Që nga viti 2012, popullsia në moshë pune në vendet e Ballkanit Perëndimor ra me rreth 762,000, ose 6 për qind. Bosnja dhe Hercegovina është prekur më së shumti, duke raportuar rënie prej më shumë se 20%, e ndjekur nga Serbia (-10%), Shqipëria (-8.8%), Mali i Zi (-3.1%) dhe Maqedonia e Veriut (-1.4%). I vetmi vend që raportoi rritje të konsiderueshme ishte Kosova (me 5%).

Zhvillimet demografike po ushtrojnë presion mbi modelet ekonomike të rajonit. Ekspertët e Vjenës bëjnë thirrje se Shqipëria dhe Ballkani duhet të rrisin aftësitë mësimore si baza për t’u orientuar drejt ekonomisë së inovacionit.

Në ndërmarrjet ekonomike aktive gjatë vitit 2019, janë punësuar 530.853 persona. Ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar kanë 41,4% të numrit gjithsej të të punësuarve, të cilët realizuan 46,8% të shitjeve neto dhe 55,8% të investimeve edhe pse përbëjnë vetëm 1,4% të ndërmarrjeve aktive./Monitor

Etiketa: INSTATproduktivitetpunesime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

INSTAT: Studentët në ciklin bachelor ranë me 11%

13:46 : 23/05/2026
AKTUALITET

Krimet në fushën e drogës ‘bëjnë kërdinë’, shifra rekord në 2025-n

13:39 : 27/04/2026
AKTUALITET

TTW: Sektori i turizmit në Shqipëri përballet me rënie! Çmimet e larta të ushqimeve dëmtojnë reputacionin

12:15 : 27/02/2026
AKTUALITET

Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

08:20 : 19/02/2026
AKTUALITET

Eksportet e nisin dhe 2026-n me rënie, bie fasoni dhe mineralet; INSTAT fsheh shifrat

11:36 : 17/02/2026
AKTUALITET

Igli Tafa e nis me këmbë të mbarë tek AKSHI, bien të gjitha faqet e shtetit

17:38 : 13/02/2026
Para

VV do të gabojë rëndë nëse do bëhet si 'Rilindja' e Shqipërisë!

TË GJITHA

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom