Gjykata e Tiranës vendosi të kalojë për gjykim çështjen për ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut më 4 tetorit 2018, ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë.
Konkretisht, Ervin Mata, Geldo Hoti, Ajaks Boshnjaku, Redi Popesku janë marrë të pandehur për moskallëzim krimi.
Ndërkohë Meviol Bilo, është marrë i pandehur për plagosje në kushtet e ekstreme në nevojë për tu mbrojtur në dëm të Eljon Hatos.
Për Fabian Gaxhën, i mbetur i vrarë, është pushuar çështja.