Që nga fundi i vitit të kaluar, një rritje e konsiderueshme e infeksioneve të koronavirusit SARS-CoV-2 midis fëmijëve dhe adoleshentëve është zbuluar në shumë vende të botës.
Kjo dukuri u shfaq veçanërisht në disa rajone italiane dhe në Izrael, në fillim të vitit 2021.
Si shkak dyshohet se po qarkullojnë variante të reja të patogjenit, megjithëse për momentin nuk ka prova se ato ndikojnë më keq te më të vegjlit. Ja se çfarë po ndodh.
Megjithëse kurba e infeksionit të koronavirusit SARS-CoV-2 po jep sinjale inkurajuese në rang kombëtar (Itali) dhe ndërkombëtar, duke treguar një reduktim të ndjeshëm të rasteve krahasuar me javët e kaluara, në disa zona ka një rritje të pazakontë të rasteve midis fëmijëve dhe adoleshentëve.
Izraeli siç dihet ka popullsi të re në moshë dhe mbetet më pak i ekspozuar ndaj rreziqeve të COVID-19 (megjithëse nuk ka raste serioze dhe ndonjëherë edhe fatale), për arsye që ende po shqyrtohen nga shkencëtarët. Një nga hipotezat e përparuara është përqendrimi më i ulët në qelizat e receptorit ACE-2, ose “grepi” në të cilin ngjitet proteina S ose “Spike” e koronavirusit.
Hipotezë tjetër lidhet me sistemin imunitar, i cili duhet të jetë sa më efektiv në luftimin e viruseve dhe baktereve.
Megjithatë, cilado qoftë arsyeja, nga të dhënat e reja duket se diçka po ndryshon për sa i përket transmetueshmërisë. Çfarë po ndodh?
Fëmijët dhe adoleshentët aktualisht ndodhen në krye të listave.
Shpërthimet e varianteve angleze dhe braziliane janë identifikuar në Umbria, dhe në këtë rajon ka një rritje të konsiderueshme të rasteve tek fëmijët rreth 10 vjeç.
Situata është aq delikate sa që krahina e Perugia është kthyer në një zonë të kuqe.
Një rast për t’u përmendur i kësaj situate u regjistrua në Corzano, në provincën e Brescia, ku në fillim të shkurtit 10 përqind e popullsisë lokale (140 persona nga 1,400) rezultuan pozitivë për virusin, dhe 60 përqind e rasteve ishin saktësisht fëmijët, të cilët më vonë do të përhapnin virusin në familje.
Edhe në Izrael, ku fushata shumë e shpejtë e vaksinimit COVID po jep sinjale jashtëzakonisht pozitive midis të rriturve, ka pasur një rritje të fortë të rasteve pozitive tek fëmijët.
Kur u shfaq varianti anglez, nga mesi i dhjetorit në Izrael, pati një rritje prej 23 përqind e rasteve pozitive tek foshnjat.
Edhe në Shqipëri, mjekët kanë vënë re një rritje të dukshme të rasteve dhe simptomave të rënda te fëmijët dhe adoleshentët gjatë dy mujave të fundit.