Nga BoldNews.al
Taksa e RTSH, një nga pagesat më të debatuara në Shqipëri, e cila rëndon muaj për muaj xhepat e shqiptarëve, po shpenzohet në tendera miliona USD. Thoma Gëllçi, drejtor i televizonit shtetëror, ka bërë dhjetëra procedura tenderuese, ku ajo që bie në sy është se në këto prokurime ka vetëm një firmë në garë.
Disa muaj më parë, shqiptarët u habitën kur mësuan se kostoja e festivalit të fundvitit, i cili u zhvillua “në qiell të hapur” kushtoi plot 500 mijë USD. Por, duket se kjo kosto është vetëm maja e ajsbergut, pasi Gëllci ka hapur “arkën e kursimeve”.
Jo të vetëm, por të shqiptarëve, ku çdo familje apo biznes që ka një matës energjie është i detyruar të paguajë 100 lekë në muaj. BoldNeës ka siguruar dokumentet e një tenderi që ka zhvilluar ditët e fundit RTSH, një tender i majmë plot 10 milionë USD bashkë me TVSH.
Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews, rezulton se Thoma Gëllçi ka hapur disa muaj më parë tenderin me objekt “shërbimi i mirëmbajtjes së rrjetit DVB-Të”. Tenderi, siç e përmendëm pak më lartë, është i majmë, por, nisur nga kriteret e vendosura nga Gëllçi, në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm një firmë, e cila ka marrë çdo qindarkë nga RTSH.
Nisur edhe nga dokumentet, ajo që vihet re është se në këtë rast nuk kemi një garë të mirëfilltë, por një shërbim publik që i jepet privatit. Dokumentet ngjasojnë shumë me një koncesion, sesa me një procedurë tenderuese. RTSH kërkon që privati të mirëmbajë këtë rrjet, por çdokush mund të ngrejë disa pyetje; çfarë pune bëjnë mijëra të punësuërit nga RTSH? A ka kapacitete RTSH ta mirëmbajë këtë rrjet? A nuk ishte e arsyeshme që firma apo punonjësit që e ngritën këtë rrjet ta mirëmbanin për një kohë të gjatë? Përse pikërisht në këtë kohë (para zgjedhjeve)?
E shumë pyetje të tjera për të cilat duhet të ketë një shpjegim nga ana e RTSH, si detyrim ndaj qytetarëve që u merret me dhunë kjo taksë.
Sipas dokumenteve, në tender ka marrë pjesë vetëm kompania “ROHDE & SCHWARZ Osterreich GesmbH”, një kompani austriake, e cila normalisht është shpallur edhe fituese. “Rrjeti DVB-T2 i RTSH, është i ndërtuar nga Head End, Core netëork i cili ndodhet në RTSH. Rrjeti i transmetuesave, i cili është i ndërtuar nga 59 stacione transmetuese të shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe përbëhet nga 11 stacione transmetuese me fuqi 1.1 kW, 33 stacione me fuqi 570 Ë dhe 15 stacione me fuqi 50 W”, thuhet në dokumente.
Pra rrjeti është ngritur, madje nga një firmë tjetër, që ka kushtuar dhjetëra miliona USD, ndërkohë ne do të paguajmë edhe dhjetë milionë USD të tjerë për ta mirëmbajtur!