Shqipëria bën pjesë në vendet që ka një rrezik të ulët. Ky është hulumtimi më i fundit i bërë nga Ipsos Mori, bazuar në hartën që kanë publikuar ata, ku del se vendet më të rrezikshme në botë janë Siria, Afganistani dhe Jemeni ndaj edhe nuk këshillohen për t’u vizituar.
Ndërsa, vendet më të sigurta në botë janë Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Islanda.
Kosova paraqitet me ngjyrë portokalli që tregon dhe vendet me rrezikshmëri mesatare. Pjesë e vendeve të “kuqe” që do të thotë kanë një rrezik të lartë por jo ekstrem, janë edhe destinacionet turistike si Meksika, Kolumbia e Egjipti. Burimi: Daily Mail