Një video e realizuar në një dasmë në Nigeri po bën xhiron e botës në internet, pasi në pamje dallohen shuma të mëdha parash.
Kartëmonedhat janë ‘derdhur lumë’ në dasmë nga manjati i naftës Ayiri Emami. E veçantë është edhe mënyra se si miliarderi i hedh paratë në dasmë, përmes një pistoletë floriri, e cila nxjerr kartëmonedha. Në video dallohet biznesmeni që “qëllon” i pari dhe më pas ia jep “armën” e florinjtë djalit të tij që të vijojë të njëjtin ritual.