Një këngëtare e re në moshe, vetëm 28-vjeçe, ka humbur jetën në Britaninë e Madhe. Emma Panas shkoi dy herë në spital, por u refuzua që të trajtohej, për shkak të pandemisë.
Ajo vuante nga endometrioza dhe u gjet pa shenja jete në banesë, në jug-lindje të Londrës, nga babai i saj.
Në korrik 2020 asaj iu anuluan dy takime në spital, për shkak të koronavirusit.
Vëllai i Emës, Sebastian Panas, i tha hetuesve se vdekja e saj “ulërin si një dështim i shërbimit mjekësor”.