Rikthimi në një intervistë televizive pas 10 vitesh i Fatos Nanos, dhe deklaratat e tij për kundërshtarët politikë, por edhe bashkëpunëtorët e dikurshëm, duket se ka shkaktuar një seri reagimesh në rrjet, që kryesisht bashkohen në një pikë: Nano i shërbeu Ramës.
Duke iu referuar deklaratave të Nanos se Meta ka të 7 mëkatet e bilblës, Berisha ndikoi drejtpërsëdrejti në burgosjen e tij, dhe se Rama është një politikan në përmirësim të vazhdueshëm, nuk kanë munguar reagimet e gazetarëve po dhe njerëzve të politikës.
Për analistin Andi Bejtja dalja e djeshme e Nanos nuk është gjë tjetër, veçse një arsye më shumë që qytetarët të dalin dhe të votojnë kundër Ramës në 25 Prill, ndërkohë që në vend të një reagimi nga Meta, numri 2 i LSI-së Petrit Vasili shprehet se Nano iu dorëzua një njeriu lakuriq.
Të tjerë zëra të opinionit publik e cilësojnë intervistën e Nanos dje, si një shërbim ndaj Ramës.
Reagimet
Andi Bejtja
Bro, please dil me shpesh dhe 24 prill! Falenderoj nga zemra Fatos Nanon qe me keto qe tha sot ne Opinìon, beri qe edhe ata qe mund te kishin dyzime per te votuar opoziten me 25 prill te zene radhen qe ne pike te sabahut per te votuar masivisht per te….
Nano vertetoi qe ka qene dhe mbetet vaji i arte i rotacionnit…Pas kesaj as mos u merni me ca kanditatesh zgjodhi Luli…sa pika ka programi Monikes…me nje liste a me dy lista…kur te keni kshu dilemash,,,vetem rishikoni Fatos Nanon sot…kaq dhe do e gjeni veten ushtar te opozites…Pavaresisht cfar mendimi, vleresimi mund te keni per Lulin, Moniken, Idrizin, apo Dash Shehin
Thank you Bro dil prape keshtu ne TV sa me shpesh….ma be qejfin tamam dhe 24 prill pash zotin dil
Dhe me gjynah nga te gjithe sot te vjen te ata dy tre te paret qe rrefyen jeten ne “Opinion” , te ky cikli ku nuk do kishte politike….do behej nje permbledhje jetes….filloi me Genc Rulin…e mbani mend….e nja dy te tjere…hop Nano…pastron thonjte e Rames ne tabaka…bo sa gjynah si jane perdor kta dy tre te paret…
Petrit Vasili
Te shitesh te nje lakuriq me thonj pa prere je me pak se ordiner!!
Basir Çollaku
Nano behet fatos, sa here ia do puna… Nano eshte ekonomist dhe kur flet ne nje qender biznesi, mos prisni te nxjerre fjale qe ua ka prere kostumin para se ti thote… Ky eshte turizem financiar ne sezonin e fundit..sepse Nano nuk e voton as vete..
Genc Sejko
Vendi i Elisës është seriozisht në rrezik nga lëpirjet e Fatosit.
Fitim Zekthi
Njeriu mund te felliqet ne shume menyra. Ne vitin 2011 Fatos Nano kur rishpalli idene se deshironte te behej president, pasi deshtoi ne 2008 kur Rama e shperfillte turpshem, zhvilloi nje takim me Ilir Meten. Ai tha pas takimit se do te behej edhe shofer i Ilir Metes.
Ai foli me superlativa per te, lidershipin dhe vizionin e tij. Sonte tha qe Meta perfaqeson 7 mekatet me te renda dhe gjene me te keqe politike te ketyre 30 viteve. Me shume se sa gjendjen apo moralin e Nanos intervista e tij tregon gjendjen dhe moralin e atyre, qeverise, kryeministrit, qe duket ia kerkuan Nanos kete gje. Vetem deshperimi i kombinuar me ligesine mund te shtyje dike ta coje Nanon dhe kedo ne kete gjendje.
Ylli Dylgjeri
Metamorfoza e një lideri…nga intelektual, në politikan, dhe në fund servil…
-Sa e ka faturën e avokatise z.N…?
-Përse N…pas 16 vitesh ekzil, pensionist europian, që shikon biznesin e gruas, shfaqet i dashuruar me thonjpalarin që e solli ashtu zhul nga Parisi dhe na e beri kryetar të Partise Socialiste??? Rama dhe N… patën jetegjatesi si Kryeministra pasi i lanë grate e para dhe morën gra të tjera…
– Sigurisht për N…nuk është turp darka e Nustretit krahasuar me zdërhalljen në buzuqet e Greqise.
– Eshte ky N…gojështhururi, që për të rimarre karrigen e kryeministrit nuk la pisllëk pa përfolur në KPD, e tani e paska zbutur pleqeria. Kërkon që shqiptaret të perkulen para korrupsionit Rilindas dhe të qepin gojen!!!
– Rrofsh o Robert Çamçakizi…Kështu është kur vjen vërdallë, pa pune, lëpin çdo gjë tjeter. I zgjuar Rama që ta ka ngjitur këtë epitet…
Faleminderit N…qe i binde te gjithe shqiptaret se çfare ordineri ke qene dhe mbetesh. Shenim: pres nga frendsat mendime per shkrimin