• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kompensimi i pronave/ Prapaskenat, kush loboi në Strasburg për ligjin kontrovers të Edi Ramës

20:05 : 04/02/2021
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në maj 2020, Gjykata e Strasburgut rrëzoi kërkesat e ish-pronarëve shqiptarë, të cilët kundërshtonin skemën e kompensimit financiar të parashikuar në një ligj të miratuar nga maxhoranca socialiste e Edi Ramës në vitin 2015.

Një grup ish-pronarësh, të cilët kishin fituar të drejtën e kompensimit shumë kohë para se të hynte në fuqi ligji i vitit 2015, iu drejtuan Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ku kërkonin të trajtoheshin me legjislacionin e vjetër, ku vlera e kompensimit ishte shumë herë më e lartë.

Kërkesa e tyre bazohej edhe në një vendim pilot të marrë nga Gjykata e Strasburgut në vitin 2012, “Manushaqe Puto e të tjerë”, ku iu dha të drejtë ish-pronarëve për vlerën e kompensimit.

Por, në vitin 2020, Gjykata e Strasburgut i rrëzoi këto kërkesa në çështjen e emërtuar “Beshiri & co kundër Shqipërisë”, me një vendim që shkaktoi ekzaltim tek maxhoranca socialiste dhe dëshpëroi ish-pronarët që shpresonin tek drejtësia ndërkombëtare.

Lexo edhe:

Shteti privat i Ramës, shoku i ministrit bëhet drejtor porti në Sarandë

Nesho: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “njeriun-shtet”!

Ky vendim ishte paralajmëruar shumë kohë më parë nga kryeministri Edi Rama. Në një seancë plenare të datës 12 Maj 2016, kreu i qeverisë shqiptare, duke risjellë temën e kompensimit të pronave, deklaroi ndër të tjera: “Qeveria ka arritur një marrëveshje me Gjykatën e Strasburgut”.

Batuta e tij në atë kohë kaloi pa shumë zhurmë. Por, tashmë, kur Gjykata e Strasburgut ka rikthyer 80 dosje ish-pronarësh shqiptarë pas vendimit të majit 2020 “Beshiri e të tjerë…”, shprehja e kryeministrit Edi Rama për “marrëveshje me gjykatën e Strasburgut” rikthehet aktuale.

“Marrëveshje” apo “lobim”?

Shqipëria është një vend i vogël dhe ndikimi i saj në vendimmarrje të institucioneve europiane, përfshirë edhe Gjykatën e Strasburgut, mendohet të jetë minimal.

Por, megjithatë, Edi Rama deklaroi në 2016 se ishte gjetur “Marrëveshje me Gjykatën e Strasburgut”, e cila në fakt rezultoi në dëm të interesave të ish-pronarëve shqiptarë.

Duke u nisur nga pesha e vogël e Shqipërisë, ajo që Rama e konsideroi “Marrëveshje”, duket se është më shumë produkt lobimi.

Tashmë nuk është më sekret se Rama dhe qeveria e tij ka një lobist të fortë në arenën ndërkombëtare-fondacionin “Shoqëria e Hapur”, të themeluar nga George Soros.

Këtu duket se lidhen edhe fijet e kryeministrit Rama me Gjykatën e Strasburgut në dëm të interesave të mijëra familjeve shqiptare që iu shtetëzuan apo iu konfiskuan pronat nga regjimi komunist.

Në shkurt 2020, Qendra Europiane për Ligj dhe Drejtësi (ECJL), ka publikuar një raport, bazuar mbi një kërkim 6 mujor, të titulluar “OJQ –të dhe gjykatësit e GJEDNJ” (titulli original në frëngjisht “Les ONG et les juges de la CEDH”).

Sipas raportit, prej vitit 2009, të paktën 22 nga 100 anëtarë të Gjykatës së Strasburgut kanë qenë drejtues ose pjesë të organizmave jo-qeveritare, duke ngritur në këtë mënyrë pikëpyetje mbi konfliktin e mundshëm të interesit në vendimmarrjen e saj.

Ky raport nënvizon faktin se Fondacioni Soros del i lidhur drejtëpërdrejtë me të paktën 12 gjykatës. Raporti u botua fillimisht nga e përditshmja franceze “Figaro” dhe më pas mori shpërndarje të madhe në media e rrjete të tjera ndërkombëtare.

Duke iu referuar raportit të mësipërm, rezulton se në çështjen “Beshiri e të tjerë kundër Shqipërisë”, të paktën tre nga anëtarët e trupës së Gjykatës së Strasburgut janë të lidhur me fondacionin “Soros”.

Në raport, gjyqtari shqiptar Dorian Pavli citohet si një prej drejtuesve të fondacionit “Soros” në Shqipëri.

“…Për shembull, në Shqipëri, një vend i varfër dhe i njohur për korrupsionin, dy nga tre kandidatët për gjykatës (të Strasburgut) në 2018, ishin drejtues të fondacionit “Shoqëria e Hapur” dhe një nga ata fitoi”, citohet në raport.

Po ashtu, aty përmenden edhe lidhja e një tjetër anëtari, gjyqtarit slloven Marko Boshnjak, me projektet e financuara nga fondacioni “Soros”.

Ndërsa për një anëtar të tretë, gjyqtarin estonez, Peeter Rosma, raporti citon se ka përfunduar studimet në një nga universitetet e themeluar nga Soros në Hungari.

Publikimi i këtij raporti shkarkoi reagime zyrtare. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi një seancë dëgjimore me ish-kryetarin e Gjykatës së Strasburgut.

Po ashtu, edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një seancë të posaçme për gjetjet e këtij raporti.

Ndërkohë, në Shqipëri, nuk ka pasur asnjë shenjë reagimi mbi atë që mund të konsiderohet si fushatë lobimit kundër interesave të ish-pronarëve shqiptarë.

Një sinjal është dhënë vetëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili në raportin për klimën e biznesit për vitin 2020, nënvizoi problematikën që haset në Shqipëri me kthimin dhe kompensimin e pronave, pavarësisht ekzistencës së ligjit 133/2015.

Etiketa: prapaskenaRamaStrasburg

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shteti privat i Ramës, shoku i ministrit bëhet drejtor porti në Sarandë

20:56 : 22/07/2025
AKTUALITET

Nesho: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “njeriun-shtet”!

20:17 : 22/07/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria po shkel rëndë parimet e ndarjes së pushteteve, demokracia në rrezik

17:14 : 22/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimet masive, Maliqi: Teatër për të mbuluar masakrën elektorale, skandalet dhe vjedhjet

10:32 : 22/07/2025
AKTUALITET

Kamatvonesa/ Kokëfortësia e Ramës përballë Strasburgut do u kushtojë shqiptarëve të paktën 4 mln euro

08:08 : 22/07/2025
AKTUALITET

Rama shkarkoi nënkryetarët e Bashkisë/ Zgjedhje të reja apo do firmosë Veliaj nga qelia? Roli i Ballukut

21:57 : 21/07/2025
Para

Luftën e kemi me Edi Ramën

TË GJITHA

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima  

22:56 : 22/07/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 23 Korrik 2025

22:55 : 22/07/2025

Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij

22:48 : 22/07/2025

Eliminuan Egnatian, Breidablik shpartallohet 7-1 nga Lech Poznan

22:45 : 22/07/2025

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja 

22:42 : 22/07/2025

Triumf me përmbysje, Ballkani i Orges Shehit mposht skuadrën malteze dhe i afrohet kualifikimit

22:37 : 22/07/2025

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22:31 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com