Eurodeputeti Michael Gahler i është përgjigjur deklaratave të bëra ditën e sotme kundrejt tij nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se Gahler kritikon qeverinë mbështetur në ato gjëra që i thuhen nga opozita.
Eurodeputeti nuk bie dakord me këtë gjë dhe thekson se ai ka 20 vite në PE. Ai shton se informacionet i merr nga qeveria, opozita, shoqeria civile dhe media.
Ndër të tjera Gahler tha në një intervistë për “Tempora” se qeveria është në qendër të kritikave duke qenë se është në krye të vendit.
“E dini, unë kam gati 20 vite në PE dhe jam marrë me shumë vende në çështjen e zgjerimit, pavarësisht se cila palë është në qeveri.
Gjithmonë jemi akuzuar, kushdo që ka qenë në familjen europiane. Ne marrim informacione nga qeveria, opozita, mediat, shoqëria civile. Kur Komisioni i Venecias jep një deklaratë kjo është e rëndësishme dhe ne e shohim mirë. Qeveria është në krye dhe çfarë do lloj kritike i drejtohet qeverisë’, u shpreh Michael Gahler.
Gahler deklaroi disa ditë më parë se kryeministri i Shqipërisë nuk duhet të përgojojë Bashkimin Evropian, por të vijojë punën për përmbushjen e kritereve të proceve integruese.
Rama ditën e sotme në konferencën me gazetarët iu përgjigj: “Ça është ky, mo ça është ky? Ku flet ky, nga Babrruja? Mos u jepni hapësirë lloj e lloj tipave, që në vendin e tyre nuk i pyet askush”.














