Tre automjete të parkuara në një garazh, janë djegur në kryeqytet orët e para të mëngjesit.
Policia njoftoi se rreth orës 00:50, në rrugën e “Dibranëve”, si pasojë e një shkëndije elektrike në njërin prej mjeteve, në garazhdin e një pallati në ndërtim, janë djegur 3 mjete në pronësi të shtetasve B. C, S. T, dhe N. B, si dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases S. L.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet si ngjarje aksidentale, shtuan të nëjtat burime.














