Theofilus Solomon mbylli ditën e djeshme kontratën me skuadrën e Partizanit, teksa tani është lojtar i lirë dhe mund të zgjedhë vetë skuadrën ku dëshiron të vazhdojë karrierën.
Mësohet se pasi mbylli kontratën me të kuqtë, sulmuesi nigerian ka nisur bisedimet me Kukësin. Verilindorët i kanë bërë një ofertë sulmuesit, për ta bindur që të vihet nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa.
Megjithatë ende nuk ka një akord mes palëve, ndonëse janë në bisedime dhe nuk përjashtohet mundësia që në orët e ardhshme të arrihet një marrëveshje. Kujtojmë se Solomon u afrua te Partizani në verën e vitit 2019 dhe arriti të shënojë 15 gola me të kuqtë.