Ndërsa shtytja për të vaksinuar amerikanët vazhdon në të gjithë vendin, të dhënat paraprake kanë dalë se antitrupat monoklonalë të krijuar në laborator mund të jenë një trajtim për Covid-19.
Kompania farmaceutike “Regeron” tha të mërkurën se kokteji i saj i antitrupave duket se qëndron kundër varianteve të reja të Mbretërisë së Bashkuar dhe Afrikës së Jugut.
Terapitë e reja me antitrupa mund të ulin vdekjet dhe të zvogëlojnë ekspozimin ndaj Covid-19.
Studiuesit në Universitetin Columbia dhe shkencëtarët e “Regeneron”, konfirmuan në mënyrë të pavarur suksesin e testeve të antitrupave në neutralizimin e të dy varianteve.
Të dhënat janë ende paraprake dhe nën rishikim nga kolegët, por mund të sinjalizojnë një mjet të dobishëm kur shfaqen mutacione të reja të virusit. Antitrupat e “Regeron” nuk janë testuar ende kundër variantit viral brazilian, por kompania është shprehur se po pret që kokteji të mbetet “po aq i fuqishëm”.
Eli Lilly u shpreh të martën se kombinimi i dy antitrupave ishte efektiv në pacientët me Covid, me rrezik të lartë të infeksionit të rëndë. Sipas rezultateve të një studimi, kombinimi i dy antitrupave zvogëlonte rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjen me 70 për qind.
Po atë ditë, “Regeron” njoftoi se kokteji i tij monoklonal kishte treguar se rezultatet fillestare ishin pozitive në përdorimin profilaktik, duke ndihmuar në largimin e virusit tek ata që mund të jenë të ekspozuar ndaj virusit.
Drejtori kryesor shkencor i “Regeron”, Dr. George Yancopoulos, tha se ai shpreson se ilaçi “mund të jetë në gjendje të ndihmojë në thyerjen e këtij zinxhiri” të infeksionit dhe transmetimit aktiv.
Gjithashtu javën e kaluar, Eli Lilly zbuloi të dhëna që tregonin se antitrupat mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve dhe ndalimin e shpërthimeve në shtëpinë e të moshuarve.