• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e parukieres në Lezhë, dëshmitarët tregojnë momentin kur u qëllua

09:19 : 14/11/2016
në AKTUALITET

Lexo edhe:

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

Vrasja e parukieres 28- ¬vjeçare duket se ka qenë e paramenduar nga ana e autorit të dyshuar të ngjarjes. Të paktën sipas dëshmitarëve, mes tij dhe viktimës nuk ka pasur asnjë debat para se të ndodhte krimi.

Alfred Nikolli është futur në parukeri, ka qëlluar dy herë me armë zjarri Etleva Ndokën dhe më pas ka dalë me nxitim nga aty. Jashtë e priste një makinë, ku ai ka hipur dhe është larguar me shpejtësi drejt daljes së qytetit të Lezhës, për t’u arrestuar më vonë rrugës për në Mirditë.
Dyqani i 28¬vjeçares Ndoka edhe dje ishte i mbyllur. Ndërsa nga xhami ambienti ishte ende i papastruar, njësoj si ditën kur ndodhi vrasja. Në derën e xhamit janë ende tri shenja të fiksuara nga gishtave të të arrestuarit, Alfred Nikolli. Ndërsa brenda duken ende njollat e gjakut të viktimës dhe tharësja e flokëve që duket se i ka rënë nga dora në momentin që është qëlluar.
Viktima nuk kishte shumë që e kishte hapur dyqanin në atë zonë, ndërsa zakonisht punonte bashkë me kushërirën e saj. Por në momentin që ajo u qëllua për vdekje, kushërira ende nuk kishte shkuar aty dhe 28-vjeçarja ishte e vetme në dyqan. Banorët e zonës dhe punonjës të bizneseve pranë parukerisë së Etleva Ndokës tregojnë se edhe pse e njihnin prej pak ditësh, kishin krijuar respekt për të, pasi u dukej vajzë e urtë dhe që shihte punën e saj.
Dëshmitarët
Parukeria ku u qëllua për vdekje 28¬ vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur, ndodhet në rrugën kryesore që kalon mespërmes qytetit të Lezhës. Dyqani ndodhet në katin e parë të një pallati dhe në të dy krahët ushtrojnë aktivitetin disa biznese të ndryshme. Ngjitur me të është një farmaci, që dje ishte e mbyllur, e po kështu edhe një bar-kafe. Ndërsa në vazhdim edhe një dyqan këpucësh e një tjetër fruta-perimesh. Të gjithë kanë qenë në punë në momentin kur ka ndodhur krimi. Punonjësit e këtyre bizneseve dhe banorë të pallatit janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë, edhe pse pak prej tyre kanë arritur të shohin autorin e krimit. Një prej dëshmitarëve, që punon në një prej bizneseve pranë parukerisë së Etleva Ndokës, thotë për “Panorama” se autorin nuk e ka parë kur është futur në dyqan, por vetëm kur ka dalë. “Nuk e pashë kur hyri brenda, sepse nuk e kisha mendjen që të fiksoja kush hyri aty. Pasi dëgjova krismat, dy krisma, dola te dera që të shihja çfarë ndodhi. Në atë moment pashë një person me pistoletë në dorë që doli nga parukeria e Evës. Ai u fut me shpejtësi në një makinë që ishte e ndaluar në anë të rrugës dhe makina iku me shpejtësi në anën e poshtme të rrugës, prej ku del nga qyteti”, tregon një nga dëshmitarët. Ndërsa shton se aty më pas u mblodhën shumë persona për të parë çfarë kishte ndodhur dhe e panë 28¬vjeçaren të gjakosur, të shtrirë në dyshemenë e parukerisë. Banorët e lagjes ku ndodhi vrasja e 28-vjeçares ditën e premte, vazhdojnë të jenë të tronditur nga ajo që ndodhi pranë tyre. Disa prej tyre nuk e njihnin viktimën, ndërsa disa të tjerë, edhe pse Etleva Ndoka kishte pak kohë që kishte hapur dyqanin aty, flasin me superlativa për të. Ata thonë se kanë dëgjuar e lexuar lajmë të ndryshme pas vrasjes së saj, por nuk mund ta gjykojnë për jetën e saj private, pasi me aq sa e njihnin ajo ishte vajzë shumë e mirë. “Etleva kishte rreth dy javë që kishte hapur parukerinë këtu. Me sa kemi folur me të, e kishte marrë me qira. Nuk është se e njihnim shumë, pasi pak kohë kishte aty, megjithatë ishte vajzë shumë e mirë. Ajo punonte vetë aty, nuk kishte punësuar njeri, por herë pas vinte e ndihmonte kushërira.” .

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025
AKTUALITET

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025
AKTUALITET

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025
AKTUALITET

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025
Para

Mbylle Zërin e Amerikës

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com