• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SHBA, politizimi krijoi probleme në menaxhimin e pandemisë

20:40 : 26/01/2021
në AKTUALITET, BOTA

Politizimi i masave kundër koronavirusit krijoi probleme të mëdha në përgjigjen kundër pandemisë në Shtetet e Bashkuara, thotë Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive. Dr. Fauci mori pjesë përmes lidhjes me internet në punimet e forumit ekonomik global të Davosit, ku përmblodhi disa mësime të nxjerra deri tani nga kjo krizë globale.

Dr. Anthony Fauci beson se klima e ndezur politike dhe përçarja që ekziston në vend e bëri “tepër problematike” përgjigjen ndaj pandemisë së koronavirusit në Shtetet e Bashkuara.

“Kur sfidat shëndetësore marrin ngjyrim politik, si për shembull vënia e maskave, nuk mund ta imagjinoni sa shkatërrimtare është diçka e tillë për përcjelljen e mesazheve për shëndetin publik”.

Koronavirusi vazhdoi të përhapej jashtë kontrollit për muaj me radhë në Shtetet e Bashkuara. Ky vend vazhdon të kryesojë në botë për nga numri i rasteve të konfirmuara.

Ish-Presidenti Trump në shumë raste u porpoq të zbuste seriozitetin e krizës në vend dhe ia la në dorë shteteve individuale hartimin e shumë prej politikave, gjë që rezultoi në masa nga më të ndryshmet dhe mungesë uniformiteti në vend.

Lexo edhe:

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

Shtëpia e Bardhë: Mbyllja e qeverisë mund të përfundojë brenda javës

“Në vend që të përqendroheshim në nivelet e larta të qeverisjes tek shkenca dhe të kuptonim se vendimet duhen marrë bazuar në të dhënat dhe provat, dolën mesazhe kundërthënëse lidhur me ato që duheshin bërë në nivelet më të ulëta,” tha Dr. Fauci.

Eksperti thotë se pandemia nxori në pah probleme të mëdha strukturore në sistemin e shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara

“Pandemia ka hedhur një dritë të fortë dhe turpëruese mbi pabarazinë e jashtëzakonshme që kemi në vend dhe që ndjehet edhe në probleme të tjera shëndetësore. Në masë disproporcionale popullata me ngjyrë po infektohet, si dhe po shtrohen në spitale; po ashtu kanë ritme vdekshmërie mjaft më të larta se popullata e gjerë. Ka një numër faktorësh që diktojnë shëndetin, të cilat janë të ngulura në shoqërinë tonë që nga fillimet e saj”.

Mjekët mësojnë përditë e më shumë për koronavirusin, por ende mbetet enigmë origjina e virusit. Dr. Fauci shpreh irritim me mungesën e transparencës nga Kina:

“Ka shumë rëndësi të kuptojmë origjinën dhe ende nuk e dimë. Sikur është e mbyllur në një kuti të zezë. Shumë keq. Ka kaluar më shumë se një vit dhe kjo nuk ka pëlqen aspak,” thotë eksperti.

Dr. Anthony Fauci, i cili kohët e fundit u emëruar nga Presidenti Biden si këshilltari i tij më i lartë mjekësor, përshëndeti vendimin e presidentit për të anuluar tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë:

“Botës i duhet një organizatë si OBSH’ja. Besoj se me reformat që shpresoj se do të bëjë, ajo do të vazhdojë të shërbejë si një organizatë shumëpalëshe që është absolutisht kritike,” shprehet Dr. Fauci.

Nëse kjo nuk ekziston, thotë Dr. Fauci, mund të bëhet ndoshta jo e pamundur, por shumë e vështirë të adresohet një pandemi në etapat e shfaqjes, duke shtuar se shpreson që organizata do të bëjë reformat e nevojshme për të qenë më transparente dhe më e aftë në komunikim e koordinim.

Etiketa: pandemiSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

19:04 : 20/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë: Mbyllja e qeverisë mund të përfundojë brenda javës

16:50 : 20/10/2025
BOTA

Luftëanija më e avancuar në botë mbërrin në Mesdhe, SHBA: Të gatshëm të mbrojmë aleatët

11:36 : 20/10/2025
BOTA

SHBA shkatërron një anije që trafikonte drogë, disa të vrarë (Video)

19:39 : 19/10/2025
BOTA

Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

15:14 : 19/10/2025
BOTA

SHBA/ Miliona protestojnë kundër presidentit Trump

14:41 : 19/10/2025
Para

Nga stresi tek emocionet/ Bllokimi nga pandemia modifikon trurin tonë

TË GJITHA

Shfrytëzoi të renë për prostitucion në Shqipëri dhe Itali për 3 vite, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

13:44 : 21/10/2025

Artur Shehu nën hetim për atentatin ndaj Ranuccit, La Republica: Lidhjet me mafien dhe Engjëll Agaçin

13:32 : 21/10/2025

Zbuloni si do të ndikojë hëna e re e 21 tetorit në çdo shenjë të horoskopit

13:31 : 21/10/2025

Kallas: Presioni ndaj Ukrainës “nuk është rruga e duhur”

13:16 : 21/10/2025

Plagosi me armë zjarri kryeministrin e Sllovakisë, dënohet me 21 vite burg autori

13:05 : 21/10/2025

Apeli i Posaçëm urdhër SPAK-ut: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefën

12:57 : 21/10/2025

Buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

12:51 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com