Gjatë prezantimit të ekspozitës së tij në New Your, kryeministri Edi Rama foli përsëri për atë cka deklaroi kohë më parë për Donald Trump, kësaj rradhe duke u shfajësuar.
Kreu i qeverisë tha se shumë analistë e konsideruan “nxitim” dhe “gafë” pasi ai u reshtua hapur kundër një kandidati për President të SHBA-ve. Kjo i solli vëmendje kryeministrit shqiptar për pak kohë që nuk mendonte se tashmë duhet të kapërdijë ato që ka thënë.
Rama tha se fitorja e republikanit miliarder ishte përjetuar në Shqipëri si një humbje e zgjedhjeve për Edi Ramën.
“Jam në telashe sepse e kam sulmuar kur ishte kandidat. Të gjithë kundërshtarët e mi, në vend të gëzoheshin për të, u gëzuan sikur të kisha humbur unë. Gjë që s’është ky rasti, unë jam ende aty. Dita e zgjedhjeve në SHBA u bë si dita e zgjedhjeve ne Shqipëri dhe gjithkush dilte në media duke thënë: “Edi Rama humbi… ka sulmuar Presidentin amerikan… Parlamenti duhet te kërkojë ndjesë, sepse Presidenti i SHBA s’mund te sulmohet”. Unë thashë: “S’kam sulmuar presidentin, por kandidatin dhe jam shumë i habitur që kur unë e sulmoja ju nuk thatë një fjalë, nuk e mbrojtët, sepse mendonit se do te fitonte Hillary” – tha Rama, citon lapsi.al.
Por kryeministri Rama, edhe tani që Trump nuk është më një “kandidat” por një “President i zgjedhur” thotë se republikani nuk ka sjellë diçka të re në politikën amerikane duke e krahasuar me Obamën.
“Kam pikëpamjen time që nuk përkon me atë që shikoj në përgjithësi, pasi numrat nuk tregojnë se bëhet fjale për një valë të madhe të diçkaje ndryshe. Nëse shikon numrat e kandidatëve republikanë të mëparshëm që humben janë te njëjtat apo diçka me shume. Fitorja e pare e Obames ishte nje vale e vërtetë e diçkaje te re, te ndryshme, pasi arriti ne 69 milionë vota, nëse nuk gabohem, qe është shume. Fitorja e tij e dyte shkoi ne 65 milionë vota. Këtu po flasim per nje nivel prej 59 milionë votash. Është një nivel mesatar qe tregon se njerëzit qe votuan me pare për Obamen nuk ishin me te motivuar qe te votonin. Pjesa tjetër mbetet per t’u parë” – tha Rama.
https://youtu.be/jq3TZdKXtHE