Ditën e djeshme, në programin “Just Dance”, konkurroi një 40-vjeçare shumë energjike, por performanca e saj nuk i pëlqeu Albi Nakos. Nisur nga kjo, Albi i tha konkurrentes se do të ishte më mirë për të që të martohej e të bënte fëmijë.
“Komplimente, por unë mendoj se të garosh me këta të rinj , pa përjashtuar gjithë energjinë tënde, mendoj që je në një moshë… më mirë martohu dhe bëj fëmijë se sa të vazhdosh”, u shpreh Nako.
Ky koment nuk është pritur aspak mirë nga publiku, i cili i është kthyer kundër koreografit. Shumica prej tyre shkruanin se ai nuk ka asnjë të drejtë të ofendojë një person për shkak të moshës.
Dojna Mema u kritikua se qëndroi indiferente ndaj kësaj çështjeje. Prandaj, ajo ka reaguar nëpërmjet një statusi, ku thekson se ka një pozicion delikat në spektaklin që drejton, pasi i duhet të mbajë qëndrim asnjanës
“Quhem Dojna Mema dhe jetoj në një vend ku s’është e thjesht të jesh NJERI. Punoj në televizion dhe kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime.
Jam penduar pak, sepse është e vështirë të kesh një pozicion publik në një vend « jo-normal ». Një ditë të shajnë me « libër shpie » pse jep opinionin tënd (sepse s’je ti për të dhënë mend) dhe ditën tjetër të shajnë prapë pse nuk e dhe
Kam mbajtur gjithmonë qëndrime të forta mbi seksizmin, në vendin e kohën e duhur! Ama kjo nuk mjafton, sepse nëse zgjedh të qëndrosh neutrale një herë, ke qenë fallco gjithmonë.
Prezantoj një talent-show kërcimi me një juri dhe pozicioni im është shumë delikat, por gjithmonë asnjanës. Jam sulmuar sërish, me po të njëjtën dhunë verbale, por kam arritur në një pikë që për fat të keq vinka me moshën, kur ti kupton se je bijë e një populli që e stimulon vetëm ndjenja e shëmtuar e urrejtes.
Quhem Dojna Mema dhe jashtë një spektakli ku kam një pozicion asnjanës, mendoj se çdo formë seksizmi duhet të marrë përgjigjen që meriton!”, shkruan Dojna.