Kryedemorkati Lulzim Basha tha për emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ se Partia Demokratike është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, ndërsa theksoi se në 25 prill do të vijë ndryshimi i madh.
Lideri i opozitës deklaroi se do të jetë derë më derë për të biseduar me qytetarët gjatë fushatës elektorale.
“Unë i pari dhe çdo përfaqësues i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar do të jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët derë më derë, familje më familje siç i kemi dëgjuar këto 2 vite problemet, shqetësimet, por edhe shpresat e tyre dhe i kemi kthyer ato në një program realist politik i cili do të marrë jetë nga dita e parë e qeverisjes tonë për të normalizuar vendin.”, tha Basha.
PJESË NGA INTERVISTA
Nisida Tufa: Dhe ne do të ndalemi tek 25 Prilli, jemi 3 muaj përpara datës së zgjedhjeve do doja të flisnim dhe të fokusoheshim tek opozita, tek Partia Demokratike, si është e organizuar Partia Demokratike ose më mirë të themi çfarë ditësh po jeton ajo tani aktualisht?
Lulzim Basha: Jo vetëm aktualisht por ka muaj që Partia Demokratike është në një aktivitet intensiv, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, natyrisht me anëtarësinë, në punë derë më derë, në përfundimin e një programi ambicioz për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza, për ta normalizuar dhe më pas për ti dhënë atë zhvillim ekonomik që meriton dhe për të cilin faktikisht ka të gjitha potencialet, sepse ky nuk është një vend i varfër ky është një vend i vjedhur dhe burimi i kësaj krize ekonomike, burimi i papunësisë, i rritjes së kostos së jetesës, i çmimeve të papërballueshme për familjarët është pikërisht korrupsioni qeveritar, është dështimi i njëpasnjëshëm i Edi Ramës në këto 8 vite ku nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe ka vetëm një sukses, ka pasuruar siç tregoi dhe raporti i publikuar së fundmi i BIRN-it vetën e tij dhe 2/3 e kabinetit qeveritar që trefishuan pasuritë me letra, sigurisht të gjithë shqiptarët e dinë që janë pasuruar shumë më shumë se aq, po me letrat e ILDKP-së janë 3 herë më të pasur sesa kur u ulën në karriget qeveritare ndërkohë që gjithë vendi është në varfëri absolute. Prandaj gjen një klimë jashtëzakonisht optimiste në kontaktet tona me njerëzit, jashtëzakonisht entuziaste në të gjitha fashat e popullsisë, në veçanti tek rinia e cila sheh një shpresë tek ndryshimi, tek alternativa, sepse problemi më I madh që Shqipëria ka sot është largimi masiv i rinisë ndaj dhe kontakti ynë është shtrirë në të gjitha shtresat e popullsisë por ka targetuar në veçanti rininë dhe mund t’iu them, këtu mund të ndaj me ju një të dhënë: 1 në çdo 3 të rinj që kemi kontaktuar vetëm në qytetin e Tiranës, jo në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës, 1 në çdo 3 të rinj është shprehur i gatshëm jo thjeshtë të votojë Partinë Demokratike por të bëhet pjesë e përpjekjes sonë që me 25 prill të sjellim në ndryshim.
Nisida Tufa: Zoti Basha si do të flitet tani me elektoratin, ju e thatë Partia Demokratike e ka paraqitur programin e saj shtyllat kryesore i dimë risitë janë njohur kohë më parë kanë qenë intensive por nga ana tjetër gjithçka edhe vështirësohet për shkak të pandemisë kur koha ngushtohet fushata do të hyjë në ditët e saj do të bëhet më e nxehtë. Sa e vështirëson kjo? Çfarë has në vështirësi?
Lulzim Basha: Fushata do të zhvillohet dhe po zhvillohet derë më derë, do të jemi kudo ku janë qytetaret, natyrisht do të përdorim të gjithë hapësirën e mediave sociale dhe po e përdorim.
Nisida Tufa: Funksionon?
Lulzim Basha: Sigurisht që funksionon por nuk zëvendëson kontaktin e drejtpërdrejtë. Unë i pari dhe çdo përfaqësues i Partisë Demokratike dhe i opozitës së bashkuar do të jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët derë më derë, familje më familje siç i kemi dëgjuar këto 2 vite problemet, shqetësimet, por edhe shpresat e tyre dhe i kemi kthyer ato në një program realist politik i cili do të marrë jetë nga dita e parë e qeverisjes tonë për të normalizuar vendin. Po kështu do të vazhdojmë me gjithë ditët që kanë mbetur deri me 25 Prill të bëhemi njësh me njerëzit dhe shqetësimet e tyre që janë: papunësia, janë kostoja e jetës, janë çmimet që rriten, janë emigracioni i të rinjve, largimi i të rinjve. janë dhe shqetësimet e mia. Janë motivi im, janë motivi i Partisë Demokratike. Janë ajo, që do të jetë prioritet i parë i imi nesër si kryeministër për të sjellë ndryshimin për të gjithë. E përsëris për të gjithë. Prandaj, në këtë kuptim 25 Prilli nuk do të jetë një ditë zgjedhjesh si ato që kemi pasur më përpara, por do të jetë një ditë ku nuk do të kemi thjesht dhe vetëm rotacion, nuk do të kemi thjesht dhe vetëm ndryshim pushteti por, do të kemi një ndryshim tërësor të mënyrës sesi do të qeverisim vendin.
Nisida Tufa: Ju thoni derё mё derё z. Basha dhe po kёshtu ju shohim nё tё gjitha materialet qё paraqesin, por nga ana tjetёr ka patur dhe njё udhëzim publikuar ditёn e djeshme pёr sa i takon pjesёn e buzëqeshjeve, fushata qё udhёheq, a arrihet vota e shqiptarёve me buzёqeshje z. Basha, funksionon kjo?!
Lulzim Basha: E keni fjalёn pёr propagandën qeveritare besoj apo jo?! Nuk ka shqiptar qё nuk e kupton qё Edi Rama ka dёshtuar edhe ata qё me tё vёrtetё shpresuan nё 2013 nё premtimet e tij pёr 300 mijё vende pune pёr shёndetёsinё falas, pёr legalizimet falas, e kuptojnё fare mire se ishte e gjitha njё propagandё dhe se nё kёto 8 vite Edi rama i ka shërbyer vetёm vetes sё tij, ministrave tё tij dhe nё fakt suksesi i vetёm siç iu thashё siç e provojnё edhe dokumentat e rrjetit tё gazetarёve investigativ tё Ballkanit (BIRN), tё vetmin sukses, Edi Rama e ka tё pasurimin e tij dhe tё antarёve tё kabinetit. Ku jemi me gjёrat e tjera?! Shqiptarёt e dijnё mё mirё se unё edhe ti. Po ti pyesim sot e thonё 100 herё mё mirё se sa mund ta themi ne nё kёtё studio. Ku jemi me 300 mijё vendet e punёs?! Ёshtё e kotё propaganda qё bёn javё pёr javё sepse tryezat e shqiptarёve janё mё bosh se 8 vite mё parё sepse kanё humbur vende pune nё vend qё tё krijoheshin vende tё reja pune, sepse sa i pёrket investimeve tё huaja nё qoftё se mё lejohet me cinizёm duke patur parasysh edhe atё qё ka dalur tani nga pёrgjimet e Anti-mafias italiane, tё vetmet investime tё huaja duket qё po vijnё vetёm nga Mafia, nga krimi i organizuar. Nuk ka fabrika, nuk ka investime nё fushёn e e teknologjisë sё informacionit, nuk ka investime strategjike. Nё fakt Nisida, 70% e vendeve tё punёs tё hapura nga investime tё huaja nё Shqipёri nё kёto momente qё flasim janё akoma investime tё kontraktuara nga Partia Demokratike nё qeverisjen e saj tё fundit siç ёshtё dhe Devolli apo TAP-i apo investime tё tjera tё kontraktuara gjatё asaj kohe. Kjo nga njëra anё ёshtё sigurisht një dëshpërim i madh dhe ka shtyrё shuma njerëz drejt mendimit se e vetmja mёnyrё pёr tё bёrё diçka pёr veten e tyre, pёr jetёn e tyre ёshtё largimi nga vendi. Por ёshtё edhe një sfidё e madhe, por ёshtё edhe njё mundësi e madh. Nё qoftё se 8 vite mё parё, 12 vite mё parё, Shqipёria arrinte t’i thithte kёto investime tё jeni tё sigurtё qё me planin tonё dhe me mbështetjen ndërkombëtare qё do tё kemi pas 25 Prillit ne brenda njё kohe shumё tё shkurtёr do ta normalizojmë situatën. Do tё normalizojmё situatёn ekonomike dhe do tё arrijmё tu rikthejmё shqiptarëve para qё sot iu merren nga xhepi i tyre, jo pёr tё bёrё vepra publike, as pёr tё hapur vende pune por pёr afera korruptive si kёto qё ka nxjerrё anti-mafia italiane sot ku tё paktёn 20% pёrfundojnё nё xhepat e pasanikёve tё vetёm tё Shqipёrisё nё kёto 8 vite qё janё pushtetarёt dhe njё grusht klientësh tё tyre.