Persona të maskuar grabisin dhe dhunojnë me sende të forta pronarin e banesës Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Kavajë. 2 persona raportohet se kanë tentuar të vjedhin një banesë dhe kanë dhunuar pronarin e banesës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zik-Xhafaj të Kavajës.
Dy personat raportohet se kanë qenë të maskuar dhe e kanë dhunuar me sende të forta pronarin e banesës.
Pasi kanë dhunuar pronarin e shtëpisë, autorët e dyshuar janë larguar.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.
Informacion paraprak
Më datë 22.01.2021, në orën 20:00, në Kavajë dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhën me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisē vijon punën për sigurimin e provave që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.