• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Dhunoi barbarisht babain 92-vjeçar, prokurori kërkon detyrim paraqitjeje. Gjykata e lë të lirë

23:57 : 20/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Sot në emisionin “Stop” është publikuar historia e një të moshuari 92-vjeçar nga Kreshpani i Fierit. Ai u dhunua në banesë nga i biri, që sapo ishte kthyer nga Anglia, ku jeton prej vitesh me familjen.

Një çështje e vjetër pronësie është bërë shkak që djali, në gjendje të dehur, të mbyllë në dhomë dhe të dhunojë babanë e vet, për rreth dy orë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta në fytyrë e fraktura në trup.

“Vjen ky, bam-bam, futet në dhomë , i nxjerr ata përjashta e më thotë mua: “Hë tani! Cfarë do bëjmë bashkë?” . Çfarë do bëjmë, o djalë?! Ta kam thënë. Një pëllëmbë në të djathtë. Unë do të të qëlloj ty! Unë do të të marr shpirtin”, tha ai.

Ishte i dehur. Unë shty tutje, ai bam… vetëm me grushte. Gjithë këtë pjesën këtu, në të gjithë trupin, në të gjithë trupin! Mbrapa, kur më ulte kokën kështu…kam frakturë këtu. Kisha dhimbje shumë në këtë anë dhe erdha bëra grafinë. Ndihemi shumë të frikësuar! Sa herë kalojnë makinat aty, natën, në rrugë, ngrihem dhe zë derën me kyç. Do të vras! Do të mbys! Do helm miu! Pse nuk vdes? Vdis!”, është kjo dëshmia e të moshuarit.

Më tej i moshuari ka treguar për gazetarët e “Stop” se është dhunuar shumë keq nga djali i tij, por hedh dyshime se i biri i tij ka paguar para për të dalë nga burgu.

Lexo edhe:

Abuzime me taksat dhe parkimin/ Gjykata lë në “arrest shtëpie” ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

Gazetari: Është dhënë një masë “detyrim paraqitje” dhe jo një më e fortë.

I moshuari: Nuk jam dakord!

Gazetari: Të ka pyetur ty oficeri i Policisë Gjyqësore, se si ishte ngjarja? Ia tregove të gjitha?

I moshuari: Po, po! Dy orë më ka torturuar. Dy orë të mira! Erdhi një infermier nga Cakrani. Nuk erdhi ky mjeku ligjor, që është këtu. Unë i kam paraqitur këtë frakturën, këtë.

Gazetari: Po tjetër, ku ke fraktura?

I moshuari: Në brinjë. Shembje. Dy orë dhunë ka ushtruar, si i ka dashur qejfi atij.

Gazetari: Pse mendon se është dhënë një masë e lehtë për djalin?

I moshuari: Mendoj, se… Ai jeton në Angli dhe ka Paund.

Gazetari: Ti thua, se ka dhënë para?

I moshuari: Po si u dhënka ky ligj, afërmendsh, të rrahësh babanë si daullja në dasmë ose si gomari në duhan?

Por çfarë ndodh pas denoncimit të të moshuarit në Fier. Pasi u bë arrestimi i djalit të të moshuarit. në flagrancë, prokurori i Fierit, Hysen Ajasllari i kërkoi gjykatës masën e detyrimit të paraqitjes pranë policit gjyqësor. Por ajo, që është e habitshme, është fakti, se prokurori kërkoi një masë të tillë, të pa mbështetur në akt-dëshminë mjeko-ligjore.

“Stop” iu drejtuam Prokurorisë së Fier, ku u kërkua edhe një takim me prokurorin Hysen Ajasllari, por ky i fundit nuk pranoi të fliste dhe rojet penguan gazetarin të shkonte në zyrën e këtij të fundit.

Gazetari: Të lutem hape derën!

Punonjësja: Fol këtu, nuk është e nevojshme!

Gazetari: Të lutem hape derën, sepse unë dua të kaloj…!

Punonjësja: Zotëri, mund ta bësh edhe ti kërkesën me shkrim?

Gazetari: Si ta bëj kërkesën me shkrim unë? Nuk kam kohë në dispozicion. Nesër kam një problem tjetër, të një qytetari tjetër. Nuk kam kohën e duhur, për të pritur afatet e kërkesave.

Gazetari: Kjo nuk është forcë. Thjesht, unë po hap një derë, që i përket qytetarëve. Nuk i përket as prokurorit, as prokurorëve, as gjykatës, askujt. Jemi këtu për qytetarët, kështu që, ju lutem na e thjeshtoni punën!

Punonjësja: Dil e hyrë e dhe ti.

Gazetari: Të lutem, mos më pak fare!

Punonjësja: Jo s’po të kap unë.

Gazetari: Mos më kap.

Punonjësja: Të lutem mos krijo konflikt. Zonja është ngjitur disa herë dhe ai thotë se unë do ia kthejë përgjigjen të ma bëjë në rrugë zyrtare.

Edhe pse u bë një tentativë për të takuar prokurorin, por Prokuroria i ka kthyer përgjigje me shkrim të dhunuarit, duke thënë se po mblidhen provat e nevojshme që të merret një vendim përfundimtar dhe se po grumbullohen provat e nevojshme, akt dëshmia mjeko-ligjore dhe prova të tjera.

Ndërkohë avokati Sabri Karaj, shprehet, se Kodi Penal ka parashikuar dënimin e dhunës në familje me deri në dy vjet burgim. Veç kallëzimit penal, sipas tij, duhej të merrej urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje.

Etiketa: Fierprokurori gjykateskandali

Lajme të lidhura

Në foto: Adela Hysenaj me Edi Ramën dhe Armando Subashin
AKTUALITET

Abuzime me taksat dhe parkimin/ Gjykata lë në “arrest shtëpie” ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier

16:07 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

14:38 : 26/07/2025
AKTUALITET

Arrestohet 64-vjeçari, i dyshuar për zjarrvënie në Frakull të Vogël të Fierit

13:13 : 26/07/2025
AKTUALITET

Belshi pa energji elektrike në ditën më të nxehtë

13:07 : 26/07/2025
AKTUALITET

Zbardhet vrasja e babait në Fier! Vajza e sulmoi, i dashuri e mbajti

12:27 : 26/07/2025
Në foto: Çlirim Dogani , bashkëpunetori ne vrasjen e Anesti Ramës
AKTUALITET

Bashkëpunëtor në krimin horror/ Çlirim Dogani dyshohet se ishte në lidhje me vajzën e Anesti Ramës

10:48 : 26/07/2025
Para

E çuditshme/ Burgjet në Holandë, të dënuarit i mbajnë vetë çelësat e qelive të tyre

TË GJITHA

EMRI/ Mashtroi rusen dhe e shfrytëzoi për prostitucion, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

12:59 : 27/07/2025

“Po rrezikohet siguria e pasagjerëve”/ Punonjësit e “Air Albania” letër Ramës: Duam pagat

12:46 : 27/07/2025

Ndezi zjarri që shkaktoi djegien e 600 hektarëve në Parkun e Dajtit, arrestohet 63-vjeçari (EMRI)

12:38 : 27/07/2025

Rreziku i cenimit të profesionit të avokatit dhe mbrojtjes efektive të qytetarit në draftin e ri të Kodit Penal

12:26 : 27/07/2025

E rëndë/ E moshuara humb jetën në plazhin e Qerretit

12:08 : 27/07/2025

Izraeli shpall pauzë të luftimeve në pjesë të Gazës mes krizës së thelluar të urisë

12:04 : 27/07/2025

Lushnje/ Tentoi të vidhte sende me vlerë brenda Kishës, arrestohet 48-vjeçari

11:59 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com