• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tronditëse në spitalin “Infektiv”: Pacientit në intubim, i vjedhin paratë dhe kartën bankës

20:50 : 19/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Pas sanitares Tire Alldervishi që punonte në spitalin Covid 2 e cila zhvati nga paratë vajzën e një pacienteje me koronavirus, emisioni Stop në Tv Klan sjell sonte një tjetër rast abuzimi.

Bëhet fjalë për një skandal në sistemin shëndetësor, kësaj radhe në Spitalin Infektiv ose në spitalin Covid 1. Një qytetar, djali i një 58-vjeçari, ka denoncuar se babait të tij, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1 pasi ishte infektuar me koronavirus, i kanë vjedhur paratë që kishte në portofol.

Sipas denoncimit të tij, babai iu shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën më 27 Dhjetor 2020. Djali thotë se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë Lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin.

Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankmati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

Bëhet fjalë për datën 25 Dhjetor, kohë që përkon me ditën kur babai i denoncuesit ishte futur në intubim pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Dy ditë pas këtij veprimi, më 27 Dhjetor babai i tij ndërroi jetë për shkak të Covid-19. Punonjësit e spitalit Covid 2 i kthyen denoncuesit sendet personale të babait.

Lexo edhe:

Rezultatet “copy-paste”/ Skandali me laboratorët klinikë, i njëjti mjek firmos analiza në disa pika

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet e Alabbar

Ai vuri re se brenda portofolit mungonin 200 mijë Lekë të vjetra, por kishin mbetur vetëm 2 mijë Lekë të vjetra. Edhe karta e bankës së bashku me shënimin për kodin pin mungonte. Djali thotë se ka vënë në dijeni edhe infermieren, me të cilën fliste për shëndetin e të atit, por ajo ka refuzuar ta denoncojë këtë akt.

Denoncuesi: “I jam drejtuar emisionit Stop për një skandal që ka ndodhur tek QSUT, tek Infektiv 1. Më datë 22 është shtruar, në datë 23 unë kam folur me babain dhe tha jam mirë. Më datë 24 e ditët në vazhdim unë me babain nuk kam folur më, ja kanë marrë telefonin dhe nuk kam patur asnjë kontakt me babain. Dhe më datë 27 ka ndërruar jetë. Dhe erdhi funerali te shtëpia, bëmë adetin, pritëm e përcollëm njerëz, hapa gjërat personale të babait dhe aty shoh që në portofol mungonte karta e bankës dhe 200 mijë Lekë të vjetra që ka pasur në portofol. Unë ia kam vendosur babait tim 200 mijë Lekë në portofol dhe kur e kam hapur portofolin për të vendosur lekë, kam parë dhe kartën e bankës aty, por nga stresi që kisha nuk kam guxuar ta heq. Por kur humbi jetën, kam kontrolluar portofolin dhe shoh 2 mijë Lekë të vjetra dhe kartën e bankës dhe kodin që nuk ishte aty. Sendet e tjera, kartë identiteti dhe patenta aty ishin. Karta e bankës dhe passëord nuk ishin aty. Nuk më intereson sa lekë është vjedhur, mua më intereson gjesti që është bërë. Doktori, infermieri, pastruesja apo ku e di unë kush ka qenë aty, personali i spitalit… Kam marrë doktoreshën dhe i kam thënë i ka humbur babait karta e bankës dhe më ka thënë nuk është e drejta ime, mos m’i bjer më telefonit se po bëj shopping (pazar). Nuk është problemi im pse ia kanë vjedhur babait tënd kartën e bankës. Unë jam infermiere dhe kaq dhe ma ka fikur telefonin”.

Gazetari i emisionit Stop, ka investiguar rreth kësaj çështje dhe ka zbuluar se më datën 25 Dhjetor 2020, pra ditën kur pacienti ishte futur në intubim, nga një bankomat ishin bërë 3 tërheqje, nga 200 mijë Lekë të vjetra çdo herë, në total 600 mijë Lekë. Madje, punonjësi i spitalit Covid 1 që ka marrë kartën e bankës së pacientit që humbi jetën nga virusi, ka tentuar të tërheqë para edhe nga një bankomat Credins Bank në qytetin e Durrësit, por veprimi nuk është autorizuar. Pra në total, viktimës i kanë vjedhur 800 mijë Lekë të vjetra nga portofoli dhe nga bankomati.

Djali i viktimës thotë se babai i tij është grabitur brenda spitalit. Ai shprehet se ka bërë denoncim në polici dy javë më parë, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Denoncuesi: “Te policia kam bërë denoncim dhe më kanë thënë do e kemi parasysh, po s’e kur do zgjidhet nuk e di. Prandaj i jam drejtuar emisionit Stop, që ta bëj publike dhe të gjendet personi”.

Në mungesë të një hetimi nga ana e autoriteteve, Stop investigoi dhe zbuloi se 3 tërheqjet e parave janë bërë në orën 08:00 të mëngjesit të datës 25 Dhjetor 2020 nga një bankomat Raiffeisen që ndodhet pranë QSUT-së përballë Universitetit të Mjekësisë. /tvklan.al

Etiketa: Infektiviskandalvidhet pacienti

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

Rezultatet “copy-paste”/ Skandali me laboratorët klinikë, i njëjti mjek firmos analiza në disa pika

22:50 : 23/05/2026
AKTUALITET

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet e Alabbar

22:13 : 23/05/2026
AKTUALITET

‘Porto Romano’ helmon qytetarët, pluhuri i zi kancerogjen pushton banesat

21:33 : 22/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria, e fundit në rajon për shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë

19:38 : 21/05/2026
AKTUALITET

Pagoi 113 mln lekë per legalizimin, por i shembën pronën! Qytetari në Fier ende pa dëmshpërblim

21:31 : 20/05/2026
AKTUALITET

“Shqiptarët janë grabitur”/ Këlliçi: 4 miliardë euro për rrugë dhe sërish trafik kilometrik

18:03 : 19/05/2026
Para

LAJMI I FUNDIT/ Lezha tronditet nga dy shpërthime të fuqishme

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom