• Kontakt
Monday, September 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tirja dhe katastrofa e paralajmëruar e Rilindjes

16:18 : 16/01/2021
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE, SHENDETI

Nga Erion Dasho

Epidemia e COVID-it e nxori zbuluar sistemin shëndetësor shqiptar! Pothuajse asnjë hallkë e ofrimit të shërbimit nuk arriti të funksionojë si duhet. Pasojat janë të dukshme. Ato i kanë vuajtur dhe po i vuajnë dhjetëra mijëra familje, pjestarët e të cilave u prekën nga COVID-i ose humbën jetën.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, historia e Tires tregoi se sistemi shëndetësor shqiptar ka marrë goditje edhe në atë që është baza e palëkundshme e çdo sistemi: etika mjeksore, deontologjia, humanizmi, elementë aq të nevojshëm gjatë ofrimit të kujdesit shëndetësor.

Deri para pandemisë, shqiptarët kishin dëgjuar për mjekë që kërkonin rryshfet, por pranimi i ryshfetit dhe mohimi i një shërbimi jetëshpëtues nuk ishte dëgjuar deri më sot. Ajo që pamë gjatë pandemisë, tregoi se shëndetësisë shqiptare, në mënyrën si është organizuar dhe funksionon sot, i ka ardhur me të vërtetë fundi!

Por a ka shpresa të rimëkëmbet ajo? Një përgjigje e ndershme do të ishte: “Shumë e vështirë”!

Lexo edhe:

Resorti në Pashaliman/ Biznesmeni “strategjik” italian me lidhje në Tiranë, dyshime për konflikt interesi

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut

Pandemia e gjeti Shqipërinë me një qeveri që premtoi sistem shëndetësor anglez dhe përfundoi me një shëndetësi të nivelit afrikan! E gjeti me një qeveri që premtoi shëndetësi falas dhe përfundoi me një popullsi që ka shpenzuar deri tani më shumë se 100 milion euro nga xhepi vetëm për COVID-in! E gjeti me një qeveri që mburrej se e menaxhonte epideminë 10 herë më mirë se Gjermania dhe përfundoi me një kryeministër që sjell nga Gjermania çanta me vaksina, ashtu si kontrabandistët e ilaçeve të viteve ’90!

Për të qënë të drejtë, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë botën, pandemia u ka dërguar mesazhe të forta politikanëve, politikë-bërësve të shëndetësisë dhe menaxherëve të shëndetit. Madje më tepër se kaq! Mesazhet për herë të parë në histori kanë arritur deri tek qytetari.

Diku më shumë dhe diku më pak, konteksti ka qënë i qartë: Duhet ndryshuar katërcipërisht mënyra se si e kemi trajtuar deri më sot shëndetin dhe shërbimet shëndetësore!

Nëse këto mesazhe i kanë marrë Merkel në Gjermani, Boris Xhonson në Britani dhe Makron në Francë, në rastin e atyre që drejtojnë shëndetësinë në Shqipëri, mesazhet vijnë me tone ulëritëse!

Epidemia e COVID-it u tregoi piktorëve, kimistëve dhe klarinetistëve shqiptarë se shëndeti nuk është një lodër që mund të përdoret për mashtrime elektorale, por ka implikime mbarëshoqërore duke nisur nga ekonomia dhe duke përfunduar tek siguria kombëtare.

Të pretendosh se mund të kalosh dëmet e pariparueshme që shkaktoi COVID në shoqërinë shqiptare me një spital portativ dhe me një çantë vaksinash elektorale, është dritëshkurtësi. Kur këtë e bën edhe pasi je paralajmëruar një vit rresht për dëmet e COVID-it dhe je këshilluar se si të veprosh, dritëshkurtësia i lë vendin papërgjegjshmërisë!

Tirja ishte “coup de grâce” e një sistemi shëndetësor në kolapsit. Ajo tregoi se morali i promovuar nga Rilindja, i manifestuar në sloganin “kap ç’të kapësh”, ka penetruar në çdo sektor ku drejton Rilindja, madje edhe aty ku vendoset jeta apo vdekja e njeriut.

Për ta nxjerrë shëndetësinë nga ky batak i thellë kërkohet vullnet i jashtëzakonshëm, vizion i qartë, investime serioze dhe një plan veprimi imediat.

Koha nuk pret…

Etiketa: Ramashendetesitirja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Resorti në Pashaliman/ Biznesmeni “strategjik” italian me lidhje në Tiranë, dyshime për konflikt interesi

08:06 : 15/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut

18:17 : 14/09/2025
AKTUALITET

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

17:29 : 14/09/2025
AKTUALITET

Çfarë pritet nga Rama 4?

16:16 : 14/09/2025
AKTUALITET

Rama 4/ Krasniqi: PS e ka të pamundur një reformë të thellë

21:53 : 12/09/2025
AKTUALITET

Salianji: Propozimet e Ramës janë për të përjetësuar sundimin e tij! Asnjë vizion për shqiptarët

15:36 : 12/09/2025
Para

Nuk hodhën mbeturinat në kosh, fqinjët rrahin nënë e bijë në Tiranë

TË GJITHA

Akuzohet nga GJKKO për dhënie ndihme për emigrim të kundërligjshëm, ekstradohet nga Italia 29-vjeçari

09:13 : 15/09/2025

Zhduket 22-vjeçari nga Fushë-Arrëzi, babai ngre alarmin në Polici

09:10 : 15/09/2025

Belgjika do të angazhojë ushtrinë kundër bandave të drogës

08:56 : 15/09/2025

Sulmi i Izraelit në Iran, si i përdori Mossad-it agjentet femra

08:56 : 15/09/2025

Transformimi i studimeve të larta, degët që po preferohen nga studentët

08:44 : 15/09/2025

Zjarri përfshin dy banesa në Shkodër

08:41 : 15/09/2025

Kremlini do të ngadalësojë ekonominë ruse dhe kjo mund të shkaktojë probleme

08:36 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com