• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Ja çfarë dëmesh i shkakton trurit koronavirusi

19:19 : 15/01/2021
në SHENDETI

Ndërsa Covid-19 po infekton gjithnjë e më tepër shumë prej nesh, shkencëtarët po shohin nga afër dëmin e çuditshëm dhe të frikshëm që mund t’i shkaktojë ai trupave tanë.

Ne e kemi mësuar që në fillim të pandemisë, se kjo sëmundje prek të gjithë sistemin tonë imunitar dhe jo vetëm sistemin e frymëmarrjes, duke sjellë gjithashtu probleme gastrointestinale, dëmtime të zemrës dhe çrregullime të mpiksjes së gjakut.

Tani, 1 vit nga nisja e pandemisë, autopsitë e thella të pacientëve me Covid-19 kanë zbuluar detaje më të mëdha të inflamacionit dhe dëmtimit të përhapur në indet e trurit. Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin e simptomave të shumta neurologjike që kanë shfaqur disa pacientë, nga dhimbja e kokës, humbja e kujtesës, marramendja, dobësia trupore dhe haluçinacionet, deri në kriza dhe goditjet më të rënda.

Disa vlerësojnë se deri në 50 për qind e të shtruarve në spital me Covid-19 mund të kenë simptoma neurologjike, prej të cilave njerëzit mund ta kenë shumë të vështirë të bëjnë edhe detyrat më të zakonshme të përditshme, si përgatitja e një vakti ushqimor.

“Ne u habitëm. Në fillim prisnim të shihnim dëmtime që shkaktoheshin nga mungesa e oksigjenit. Përkundrazi, ne pamë zona multi–fokale të dëmtimit që zakonisht lidhen me goditjet në tru dhe sëmundje neuro–inflamatore”, -thotë mjeku dhe drejtori klinik në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Britani, Avindra Nat.

Lexo edhe:

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

Studiuesit në këtë institut, përfshirë mjekun Mjoung-Hua Li dhe Nat, kryen ekzaminime të indeve të trurit të 19 pacientëve të vdekur. Mosha e tyre varionte nga 5-73 vjeç dhe shumë prej tyre kishin vuajtur nga faktorët e rreziku te të pasurit një sëmundje të formës së rëndë, përfshirë diabetin dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Duke përdorur mikroskopinë e fuqishme MRI, Li dhe ekipi i tij identifikuan 10 pacientë me anomali të trurit. Një ekzaminim më i afërt zbuloi hiperintensitete – njolla të ndritshme në imazhin mikrografik të mostrave të trurit – kumikroskopia fluoreshente tregoi se rrjedh fibrinogjen (një proteinë gjaku).

Qelizat T dhe qelizat imune të specializuara të trurit, mikroglia, i rrethonin këto njolla tek një numër pacientësh. Ndërkohë, kishte edhe zona të errëta të një hemorragjie tashmë të mpiksur. Këto zbulime, bënë që studiuesit të arrijnë në përfundimin se këta pacientë kishin përjetuar gjakderdhje të shumta. Por simptoma neurologjike nuk kanë shfaqur vetëm ata që janë sëmurur rëndë, apo që kanë pasur sëmundje kronike.

“Ne kemi edhe një grup të rinjsh pa faktorë të zakonshëm të rrezikut që kanë pësuar goditje në tru dhe pacientë që kanë ndryshime akute në statusin mendor, të cilat nuk mund të shpjegohen ndryshe”, -thotë neurologu i Universitetit të Liverpoolit, Benedikt Majkëll.

Pacientët kanë vuajtur nga iluzione dhe kanë zhvilluar psikoza. Në një rast, një grua 55-vjeçare filloi të shihte luanë dhe majmunë në shtëpinë e saj, para se të besonte se një mik apo anëtar i familjes ishte zëvendësuar nga një mashtrues identik (iluzioni Capgras).

Pavarësisht testeve për të zbuluar virusin në indet e trurit, Li dhe ekipi nuk gjetën asnjë gjurmë të SARS-CoV-2.

“Ka të ngjarë që virusi të jetë pastruar deri në kohën e vdekjes, apo që numri i kopjeve virale të ishte nën nivelin e zbulimit nga analizat tona”, – shton Li.

Ndërsa studime të tjera kanë gjetur gjurmë të virusit në tru, nivelet ishin të ulëta dhe duket se janë të rralla.

“Deri më tani, rezultatet tona na sugjerojnë se dëmtimi që pamë mund të mos jetë shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2 që infekton drejtpërdrejt trurin”, – thekson Nat.

Ky dëmtimi mund të jetë për shkak të përgjigjes inflamatore të trupit ndaj virusit, shpjegoi ai.

Për shkak të sasisë së vogël të mostrës dhe informacionit të kufizuar klinik, ekipi thotë se nuk mund të nxjerrë ende përfundime të drejtpërdrejta. Por zbulimet e tyre përputhen me testet EEG, që kanë zbuluar encefalopati në pacientët Covid-19, shqetësime në aktivitetin tipik elektrik të trurit, që mund të nënkuptojnë enjtje dhe inflamacion.

Ato përputhen gjithashtu me studimet që tregojnë se virusi mund të shkaktojë përgjigje të tjera të rrezikshme imune, që në disa raste shkaktojnë edhe më shumë dëme sesa vetë virusi. Studiuesit janë të shqetësuar mbi pasojat e inflamacionit të trurit në shëndetin afatgjatë të njerëzve, duke qenë se shoqërohet me humbjen e kujtesës dhe sëmundjen e Alzheimerit, ndërkohë disa pacientë po vuajnë pasojat e zgjatura neurologjike, të tilla si lodhja kronike dhe sindroma Guillain-Barré.

Etiketa: koronavirusi boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:48 : 23/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

17:11 : 15/02/2022
AKTUALITET

4 humbje jete dhe 296 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:08 : 13/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Alimehmeti: Duhet ndryshuar politika e vaksinimit

22:52 : 04/02/2022
SHENDETI

Koronavirusi i zgjatur/ Si të dallojmë pasojat e fshehta në mushkëri

21:13 : 30/01/2022
AKTUALITET

Ja pse disa persona nuk preken nga Covid edhe pse janë në kontakt me të infektuar

16:26 : 26/01/2022
Para

Të rinjtë shqiptarët urdhërojnë ushtarët grekë, nisin hetimet/VIDEO

TË GJITHA

Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është paçavure dhe toksik për pluralizimin

15:56 : 15/06/2025

Po bënte zhytje/ Helikat e gomones i presin gjymtyrët turistit gjerman në plazhin e Gjipesë

15:45 : 15/06/2025

Shqetësime për marrëdhëniet seksuale tek të miturit/ Shtohen me 50% rastet dhe veprat penale

15:38 : 15/06/2025

Netanyahu kërcënon Iranin: Do ta paguani shtrenjtë vrasjen e civilëve

15:26 : 15/06/2025

Arrestimi me drogë i dy të rinjve nga MB, media britanike: Rrezikojnë 15 vite burg

15:17 : 15/06/2025

Samiti i G7-s për Merzin: Testi pas overturës në Zyrën Ovale

15:00 : 15/06/2025

FOTO+VIDEO/ Spitali i Beratit mbulohet nga pisllëku, rrezikohet shëndeti i pacientëve

14:46 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com