• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Darka e ministrave në “Nusr-et”, çfarë roli kishte Samir Mane/ Rama i mbron, ja sa kushton menuja e restorantit

11:23 : 10/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Lexo edhe:

Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal

“E ka gjysmën e qeverisë në burg”/ Rama: Duhet të jemi krenarë, jo të ulim kokën!

Mbrëmjen e djeshme në rrjetet sociale dhe më pas në media qarkulloi një video nga darka e ministrave Arben Ahmetaj e Belinda Balluku, nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku dhe këshilltarit të Edi Ramës, Endri Fuga, në prani të biznesmenit Samir Mane.

Darka ishte shtruar në një nga restorantet luksoze të Dubait, Nusr-et, dhe shkaktoi reagime të shumta. Kjo për faktin se në një kohë që vendi ndodhet në një situatë të vështirë të shkaktuar jo vetëm nga pandemia dhe tërmeti i 26 nëntorit 2019, por edhe përmbytjet.

Po si u realizua darka në restorantin luksoz, ku sipas Kryeministrit, vartësit e tij ministra ose jo, nuk kishin shkuar për qejf por për punë.

Një variant që nisi të qarkullojë në formën e justifikimit në Tiranë ishte se darkën e kishte organizuar biznesmeni Samir Mane. Nuk dihet nëse biznesmeni ishte rastësisht në Dubai, apo shoqëron ministrat, nënkryebashkiakun dhe këshilltarin e Ramës, në misionin e tyre të punës.

Një tjetër variant ishte se darka ishte e organizuar nga pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”, Mohamend Alabbar,I cili do të investojë edhe në Shqipëri, të paktën sipas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, pas vizitës që zhvilloi pak javë më parë në Dubai.

Dhe sipas këtij variant, Alabbar kishte ftuar në darkë Samir Manen, miliarderin shqiptar dhe biznesmenin e lidhur ngushtë me disa nga qeveritë, i cili më pas kishte bërë bashkë edhe ministrat dhe njerëzit e afërt të Edi Ramës, që ndodhen për punë në Dubai.

Nuk dihet nëse faturën e darkës luksoze e ka paguar biznesmeni nga Dubai, apo Mane, por nga video që qarkullon në rrjet duket se biznesmeni shqiptar është kapur pak i papërgatitur teksa filmohet në tavolinën kur Arben Ahmetaj, ministri i Rindërtimit duket më i ekzaltuari.

Restoranti në fjalë konsiderohet nga më luksozët dhe referuar menusë së publikuar, jo asaj që mund të kenë porositur të pranishmit në darkë, çmimet janë mjaft të kripura. Një pjatë kushton 4 herë më shumë se pensioni mesatar apo sa një pagë mujore mesatare në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t´u dalë në mbrojtje ministrave të tij, dhe këshilltarit Endri Fuga për darken.
Ai i ka kthyer përgjigje një prej komentuesëve të tij, duke i shpjeguar se ministrat e tij nuk kishin paguar asgjë, pasi fatura ishte marrë nga pala mikpritëse.

Për ta bërë edhe më të besueshme, Rama ka përmendur edhe faktin që bëhet fjalë për investitiorin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”.

“Informohu që të mos flasësh mbrapsht, sepse as nuk kanë shkuar për qejf, pasi nuk kanë shpenzuar asgjë nga taksat e tua në këtë rast pasi të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga pala mikpritëse që është një ndër grupet më të mëdha të botës, i interesuar për të investuar në Shqipëri!”, shkruan Rama.

Pak rëndësi ka fakti se kush ka paguar faturën e një darke, të cilën mund ta paguante cilido nga pjesëmarrësit në atë tryezë, ajo që irriton çdokënd është fakti se në kushtet kur mijëra qytetarë po përballen me vështirësi të shkaktuara nga tërmeti, pandemia dhe përmbytjet, ministrat që duhej të ishin në krye të punëve, festojnë, argëtohen dhe tallen, me ata fatkeqë që presin prej tyre qoftë edhe një zgjidhje mininale.

Përtej çdo justifikimi për mund të japë secili nga pjesëmarrësit në darkën e shtruar mbrëmë, apo edhe Kryeministri nga Tirana, pyetja që lind është: a do të ishin pjesë e darkës, apo do t´I kishte bërë bashkë, biznesmeni Samir Mane, ministrat Ahmetaj e Balluku, nënkryebashkiakun Mazniku dhe këshilltarin Fuga, nëse nuk do të kishin detyrat që mbajnë sot?

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2021/01/videooo.mp4
Etiketa: darkaMINISTRANusret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bilanci i ministrave ndër vite para drejtësisë, sa u paraqitën në SPAK dhe kush ka kallëzim penal

18:09 : 14/04/2025
AKTUALITET

“E ka gjysmën e qeverisë në burg”/ Rama: Duhet të jemi krenarë, jo të ulim kokën!

16:15 : 13/04/2025
AKTUALITET

Ministra trafikantë biznesmenë dhe Doni në charter.

20:21 : 27/03/2025
AKTUALITET

Plas në Librazhd/ Ministrja shkarkon drejtoreshën e spitalit, Qatja: Maskaradë! Si në kohën e “qoftë largut”

11:00 : 04/03/2025
AKTUALITET

Të dolën të gjithë hajdutë? Rama: Duhen prova, vetëm 2 nga 60 ministra më janë dënuar

11:36 : 17/02/2025
AKTUALITET

Dy ministra nuk udhëtojnë dot në USA

17:35 : 09/01/2025
Para

Trashi nuk e harron të kaluarën, ka këtë mesazh për presidentin Demi

TË GJITHA

Trump kërcënon BE-në me tarifa prej 50 për qind

15:08 : 23/05/2025

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

14:44 : 23/05/2025

“Dje mu ngjall shpresa”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im…

14:31 : 23/05/2025

PËRGJIMET/ “T’i prishet gjilpëra armës tek laboratori”, si Ekil Nderjaku kërkoi ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s

14:26 : 23/05/2025

11 Maji/ Celibashi miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për 4 qarqe

14:22 : 23/05/2025

Erand Sojli e ngacmon, këngëtarja: Jam më e bukur zhveshur

14:06 : 23/05/2025

Përndoqi vajzën e re, procedohet 42-vjeçari në Korçë

14:05 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com