• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arratisja nga komisariati në Tiranë, SHÇBA procedon 7 punonjës policie

14:56 : 05/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

Shkarkohet Veliaj, Ogerta Manastirliu kandidate për kryebashkiake

Rama: SPAK bën pazare për fatin e personave nën hetim

SHÇBA procedon 7 punonjës policie për shpërdorim detyre, pas arratisjes nga komisariati numër 1 në Tiranë të Riljon Lalajt, i arrestuar disa ditë më parë për “armëmbajtje pa leje.”

Burime zyrtare njoftojnë se:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë ka kryer veprimet e para hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 4 janar, ku shtetasi R.L., 30 vjeç, i arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje, në shoqërim e sipër nga Patrulla u largua nga ambientet e Komisariatit Nr. 1, teksa po kryheshin procedurat për marrjen e gjurmëve të gishtave.

Në vijim të veprimeve paraprake, nga dinamika në bazë të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pamjeve filmike, deklarimeve të marra punonjësve të Policisë, si dhe pas komunikimit me prokurorin e Prokurorisë Tiranë, SHÇBA ka referuar materialet procedurale në gjendje të lirë, për 7 punonjës policie:

• Inspektor M.B., 60 vjeç, Trupë Shërbimi në Seksionin e Ruajtjes së Rendit dhe Patrullës së Përgjithshme;
• Inspektor M.Xh., 53 vjeç, Nd/specialist në Zyrën e Informacionit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë;
• Inspektor Gj.F., 51 vjeç, Nd/specialist në Zyrën e Informacionit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë.
Ata dyshohet se kanë shkelur procedurat standarde të punës të vendosura për rastet e shoqërimit të të arrestuarve/ndaluarve nga Dhomat e Izolimit në ambiente të tjera, duke mos zbatuar me korrektësi dhe duke sjellë si pasojë largimin e shtetasit R.L.
• Inspektor A.D., 51 vjeç, Përgjegjës në Dhomat e Paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë;
• Komisar R.Sh.,45 vjeç, Shef i Seksionit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë;
• N/Komisar Gj.Gj., 47 vjeç, Specialist i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë.
Duke qenë në rolin e menaxherit ata kanë përgjegjësi për ushtrimin e kontrolleve dhe forcimin e disiplinës për zbatimin e rregullores së shoqërimit të të arrestuarve/ndaluarve në dhomat e shoqërimit, gjatë lëvizjes së tyre.
• Inspektor F.K., 50 vjeç, Laborant i Policisë Shkencore në Komisariatin e Policisë Nr.1 Tiranë.
Në cilësinë e laborantit kriminalist, ka përgjegjësi të respektojë kërkesat e procedurave standarde gjatë marrjes së gjurmëve të gishtave në ambientet e Komisariatit ndaj shtetasve të arrestuar.
“Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Tiranë për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, në gjendje të lirë, duke iu referuar çdo funksioni për detyrat e shkelura dhe për pasojën e ardhur. Veprimtaria hetimore vijon në lidhje me dinamikën e mëtejshme të hetimit, duke synuar vlerësimin mbi detyrimet ligjore dhe përgjegjësitë e çdo punonjësi policie në çdo nivel bazuar në situatën konkrete, si dhe duke vlerësuar shkallën e mundshme të implikimit të strukturave, nëse ka patur të tillë”, njofton më tej SHÇBA.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shkarkohet Veliaj, Ogerta Manastirliu kandidate për kryebashkiake

11:22 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rama: SPAK bën pazare për fatin e personave nën hetim

11:13 : 11/09/2025
AKTUALITET

Mblidhet Asambleja e PS, Rama pritet të shpallë qeverinë e re/ LIVE

11:02 : 11/09/2025
AKTUALITET

Dha dorëheqjen, Ermal Dredha para Asamblesë së PS: Reflektova me veten

10:58 : 11/09/2025
AKTUALITET

Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë, lihet në burg Ragip Gila

10:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

Irena Gjoka do të shqyrtojë dosjen “Buka” për Arben Ahmetajn

10:51 : 11/09/2025
Para

Dënimi për Çinarin mbetet në fuqi, ja kur mund të luajë sulmuesi për Partizanin

TË GJITHA

Shkarkohet Veliaj, Ogerta Manastirliu kandidate për kryebashkiake

11:22 : 11/09/2025

Rama: SPAK bën pazare për fatin e personave nën hetim

11:13 : 11/09/2025

Mblidhet Asambleja e PS, Rama pritet të shpallë qeverinë e re/ LIVE

11:02 : 11/09/2025

Dha dorëheqjen, Ermal Dredha para Asamblesë së PS: Reflektova me veten

10:58 : 11/09/2025

Vrau 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë, lihet në burg Ragip Gila

10:56 : 11/09/2025

Irena Gjoka do të shqyrtojë dosjen “Buka” për Arben Ahmetajn

10:51 : 11/09/2025

Në kërkim për d*ogë nga Italia, kapet në portin e Sarandës 50-vjeçari me 2 emra

10:49 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com