Një i moshuar është lënduar si pasojë e zjarrit që përfshiu apartamentin ku banon në lagjen nr. 5 në Korçë.
Shkak i zjarrit nga të dhënat e para dyshohet se ka qenë rezistenca, të cilën i moshuari e përdorte për ngrohje.
Mësohet se i moshuari ka pësuar lëndime të lehta, pa pasoja. Ndërsa zjarrfikësja ka ndërhyrë për të shuar flakët që përfshinë apartamentin në lagjen nr.5 në Korçë.