Nga Ilir Sinanaj
Shqipëria nën ujë! Kjo ishte ajo që u ballafaqova në media sapo nisa punën në mëngjes (08 nëntor 2016). Ndërsa po udhëtoja drejt punës kalova detyrimisht mbi urën e Shkozës rreth (se andej e kam për të kaluar). Bashkia e Tiranës po gërmonte shtratin e lumit. Shumë mirë thashë dhe mendova: “Po bëhet diçka, kanë marrë masa”. Por sa jam gabuar!
Unë mendoja se po i largohesha përmbytjeve dhe thjesht do t’i shikoja në televizor apo nëpër rrjete sociale, të shoqëruara me dalje publike zyrtarësh, të cilët shpjegojnë gjithmonë kur ndodhin katastrofat se kanë marrë masa. Ndërkaq, përmbytjet më “erdhën vizitë” te puna. Rreth orës 11 ishte e pamundur për mua, nëse do të të doja, jo vetëm që të kthehesha në Tiranë, por edhe të kaloja pragun e vendit ku punoj. Fillimisht thashë është e përkohshme, por uji sa vinte e shtohej dhe rriga ishte bërë një mini-lum i rrëmbyeshëm. Nëpërmjet shakave me kolegët po filloja të fshihja disi shqetësimin tim për këto përmbytje që mê kishin cunguar.
“Ku është shteti?”, thoja me vete.
“A do të vij vallë kryebashkiaku Veliaj me ‘kurtizanet’ e tij të medias për të në shpëtuar?”, mendoja me shpoti.
Pastaj i “rashë në të” se aty ku isha unë afër ish-Uzinës së Autotraktorëve nuk ishte një zonë shumë e lavdishme për imazh mediatik. Kjo sepse kryebashkiaku Veliaj duhet të duket në zona ku ka shumë lëvizje njerëzish, si për shembull Ura e Shkozës.
Gjithsesi i mbijetuam përmbytjes në ish-Uzinën e Autotraktorëve, jo falë kryebashkiakut Veliaj, por falë forcave të tjera që shkojnë përtej pushtetit të tij, përtej madje edhe kryeministrit piktor Edi Rama). Shpresoj që më vonë kryebashkiaku Veliaj të ketë gjetur kohën të takoj banorët e zonë së ish-Uzinës së Autotraktorëve dhe të ketë bërë një vlerësim të dëmeve nëse ka pasur. Dhe mbi të gjitha t’u japë “një shqelm në mendere” administratës së tij për të marrë masat e nevojshme që këto përmbytje të shmangen. Dhe mund të shmangen! Jetojmë në vitin 2016 të erës sonë, në epokën e teknologjisë dhe informacionit dhe jo në “kohën e pellazgëve”.
Ndërkaq z. Veliaj u mjaftua duke hedhur disa fotografi në faqen e tij të “Facebook”-ut për të treguar se i përballoi përmbytjet. Ndërkaq, Tirana e kishte bëri një dush të mirë, që mund të ishte shmangur, po të ishte punuar si duhet në ato të flamosura kanale kullimi. Por s’ka problem se ka plot elektorat Tirana. Pune madhe se disa “u lagën”…
Aktorë të tjerë të rëndësishëm të politikës
Kryeministri Edi Rama
Nëpërmjet mbledhjes me ministrat e tij të transmetuar në Facebook, i strukur në një zyrë të ngrohtë, kryeministri Edi Rama qetësoi të gjithë popullin e “lagur” kur tha se ishte i angazhuar për të përballuar përmbytjet. Akoma më shumë na qetësuan ministrat e tij që i raportin për masat e marra…pasi ndodhën përmbytjet. Të madhe e la ministri i Energjisë Damian Gjiknuri sipas titrave në media: “Kur ka shumë reshje, përmbytjet normale”. Sipas këtij mendoj se lë të nënkuptohet: “Le të përmbytet populli, ‘Rilindja’ nuk ‘vuan’ nga elektorati”.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta
Kryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht kreu i sapo rizgjedhur i Lëvizjes Socialiste për Intergim, Ilir Meta, i mungoi peisazhit mediatik me një mesazh “qetësues” për të na dhënë zemër në këto kohë përmbytjesh. Nuk nxorri as taborin e tij të LRI-stëve, për të ndihmuar komunitetin. Ah harrova, ata ndihmojnë vetëm kur ka diell…
Kreu i Opozitës Lulzim Basha
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte pak jashtë teme duke u marrë me çështjen e importit të mbetjeve. Shqipëri po përmbytej. Por nga ana tjetër mirë bëri që e kujtoi si çështje sepse qeveria duket se “po mundohet” ta heqë nga vëmendja.
Krynismëtari i lëvizjes “LIBRA” Ben Blushi
Intelektuali Ben Blushi ndihmoi dy qytetarë të bllokuar nga përmbytjet. Më pas publikoi një video të gjendjes katastrofike në një autostradë të rëndësishme.