• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

2020-ta, viti i pandemisë

10:17 : 28/12/2020
në BOLD BLOG, BOTA

Nga Zëri i Amerikës

Në ditën e parafundit të vitit 2019, autoritetet shëndetësore në Wuhan të Kinës lëshuan një njoftim urgjent.

Spitalet në atë qytet kishin parë disa pacientë me një “pneumoni nga shkaqe të panjohura.” Institucionet mjekësore duhet të shtojnë planet e tyre të emergjencës, thuhej në njoftim.

Një vit më pas, më shumë se 1,6 milion njerëz kanë vdekur nga COVID-19. Shtetet e Bashkuara kanë gati një të pestën e tyre, me rreth 4% të popullsisë së botës.

Para pandemisë, ekspertët i konsideruan Shtetet e Bashkuara si vendi më i përgatitur për të përballuar një shpërthim. “Ne gabuam,” tha Lawrence Gostin, drejtor i Institutit O’Neill për Ligjin Kombëtar dhe Global të Shëndetit në Universitetin George Town, pjesë e ekipit që hartoi rënditjen. Një seri dështimesh i renditen Shtetet e Bashkuara mes vendeve me numrin më të madh të rasteve të reja të infektimeve dhe vdekjeve për frymë.

Lexo edhe:

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

Disa nga momentet kryesore ku gjërat nuk shkuan siç duhej gjatë vitit.

5 shkurt – CDC dërgon teste të gabuara

Mjeti i parë që mjekët kanë nevojë për të kontrolluar çdo shpërthim sëmundje është furnizimi adekuat me teste të sakta për të përcaktuar se kush është infektuar. Në këtë drejtim, Shtetet e Bashkuara dështuan herët dhe shpesh.

“Në vend që të mbështeteshim në testet që tashmë ishin provuar, si testet nga (Organizata Botërore e Shëndetit), të cilat po viheshin në dispozicion të Shteteve të Bashkuara,” tha Gostin, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) “vëndosën që të prodhonin testet e tyre. Gjë që rezultoi në një test të gabuar.”

Një problem gjatë prodhimit me një nga përbërësit bëri që testet të mos ishin të sakta. Rregulloret i ndaluan laboratoret e spitaleve dhe universiteteve që të prodhonin testet e tyre deri me 3 mars, kur administrata e Presidentit Trump hoqi kufizimet.

Nënpresidenti Mike Pence premtoi se miliona teste po prodhoheshin në javën e dytë të marsit. Por mungesat e furnizimeve, rradhët e gjata dhe pritjet e pafundme për rezultatet zgjati për muaj të tërë dhe ende nuk është zgjidhur përfundimisht. Kjo bëri që virusi të dilte jashtë kontrollit.

3 prill – Trump nuk i jep rëndësi e maskave

Duke mos marrë parasysh këshillat e zyrtarëve të shëndetësisë dhe inkurajuar njerëzit që të mos merrnin parasysh këshillat e tyre, Presidenti Trump ka ndihmuar në përhapjen e virusit, thonë ekspertët.

“Nuk ishte një administratë që ishte e mësuar të merrej me ekspertët,” tha Howard Markel, historian i mjekësisë me Universitetin e Miçiganit. Zoti Trump “jo vetëm që nuk i vlerësoi ata por as nuk i respektoi.”

Për shembull, kur CDC rekomandoi për herë të parë me 3 prill që njerëzit të mbroheshin në publik me maska pëlhure, zoti Trump lexoi njoftimin nga zyra e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, dhe pastaj e zhvlerësoi atë. “Është mbi baza vullnetare. Nuk mendoj se unë do ta bëj një gjë të tillë,” shtoi ai.

Qëndrimi i presidentit Trump ra ndesh me drejtuesin e Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive Anthony Fauci nëse ilaçi kundër malarias ‘hydroxychloroquine’ mund të trajtonte COVID-19. Në mënyrë të përsëritur zoti Trump e mbështeti ilaçin para se të bëheshin studime përfundimtare. Zoti Fauci ishte skeptik.

Studimet më vonë do të tregonin se ilaçi nuk funksionoi. Në një moment, Presidenti Trump shkoi deri aty sa të sugjeronte injektimin e dezinfektuesve ose përdorjen e rrezeve ultra-vjollcë brenda trupit të njeriut. “Politikanët nuk kanë receta për arsye të forta,” tha zoti Markel.

17 prill – ÇLIRIMI I MIÇIGANIT

Në vendin e polarizuar polikisht gjatë vitit zgjedhor 2020, madje edhe pandemia vdjekjeprurëse u bë politike.

Kur përhapja jashtë kontrolli e infektimeve i detyroi komunitetet që të mbyllen, politika ngatërroi ekuilibrin e vështirë mes mbrojtjes së shëndetit dhe ekonomisë.

Presidenti Trump dhe republikanët kryesisht anuan nga ekonomia. Zoti Trump mbështeti protestat kundër kufizimeve si rezultat i koronavirusit në disa shtete. Ndërsa demonstruesit e armatosur qëndronin në shkallët e kapitolit në Lansing të Miçiganit me 17 prill, Presidenti Trump shkroi në Twitter “ÇLIRONI MIÇIGANIN”.

“Kur presidenti i Shteteve të Bashkuara kërkon rebelim kundër këtyre masave, nuk është gjë e vogël,” tha Gostin. “Kjo është një goditje shkatërruese për aftësinë e udhëheqësve të vendit dhe agjencitë publike të shëndetit për të luftuar aktualisht pandeminë.” “Jo vetëm që ishte e papërshtatshme, por ishte potencialisht shumë e rrezikshme,” shtoi zoti Markel.

Ai theksoi se më vonë autoritetet shkatërruan një komplot për të rrëmbyer guvernatoren e Miçiganit.

Madje edhe maskat, një prej disa masave efikase parandaluese, u bënë pjesë e politikave partiake.

Presidenti Trump refuzoi përdorimin e maskës para gazetarëve ndërsa vizitoi një fabrikë makinash në maj, sepse siç u shpreh ai, “Nuk doja t’i jepja shtypit kënaqësinë për ta parë atë.”

“Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend në botë ku maska është simbol politik,” tha Gostin. “Kjo për shkak se Shtëpia e Bardhë e politizoi atë. U bë një çështje mes shteteve republikane dhe demokrate, kur në të vërtetë ne të gjithë po përpiqeshim të mbronim njëri-tjetrin.”

Festat në Shtetet e Bashkuara

Udhëheqësit nuk ishin të vetmit për t’u fajësuar. Duke mos përfillur paralajmërimet publike për shëndetin, amerikanët vazhduan të përhapin infektimet me virusin COVID-19.

“Duket se si vend jemi të paaftë për të bërë gjërat e vogla që do të na mbanin të sigurtë, si maskat apo distanca fizike,” tha Gostin.

Festat janë periudha të rrezikshme, kur njerëzit nuk mund të rezistojnë pa u mbledhur pa masa të mjaftueshme paraprake. Për shembull, infeksionet po binin gjatë fundit të majit dhe pastaj erdhi festa që kujton të rënët në luftë.

Pamjet nga plazhet dhe pishinat e tejmbushura me njerëz pa paska pushtuan rrjetet. Infektimet filluan të rriten përsëri dhe vazhduan deri nga mesi i korrikut.

“Pamë një rritje të madhe të infektimeve pas festës që kujton të rënët, pas festës së punonjësve dhe tani pas Ditës së Falenderimeve,” tha Gostin. “Dhe do të shohim përsëri pas Krishtlindjes.”

Rastet e përditshme të infektimeve të reja i kanë tejkaluar rekordet e mëparshme. Vdekjet e përditshme kanë arritur kulmin e muajit prill.

14 dhjetor – Transportohet doza e parë e vaksinës

Pavarësisht shumë dështimeve, ekspertët vlerësojnë administratën e Presidentit Trump për derdhjen e miliarda dollarëve për zhvillimin e vaksinës.

Administrata e quajti programin për zhvillimin e vaksinës “Operacioni Shpejtësia Marramendëse” (Operation Warp Speed) për të cilin kritikët thanë se nuk ngjalli besim se produktet e dala do të ishin të sigurta.

Por ekspertët thonë tani se gjithçka u bë me rigorizitet përmes një procesi rekord që mori më pak se një vit për të ofruar një vaksinë, për të cilën agjencitë rregullatore thonë se është e sigurtë dhe efikase. Ndërsa përfundon viti i pandemisë, vaksinat që mund t’i japin fund pandemisë kanë filluar të shpërndahen kudo.

Etiketa: 2020. viti i pandemiseSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026
BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Para

Olsi Bylyku tregon dy gjërat e pazakonta që i mban gjithmonë me vete në makinë

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom