• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Më pyeste për numrin e anijeve luftarake”, rrëfen gjithçka kuzhinieri grek që spiunoi për Turqinë

20:16 : 21/12/2020
në BOTA

Një kuzhinier që është vënë së fundmi në pranga për spiunazh, ka rrëfyer sesi nisi që të jepte informacione tek turqit në lidhje me pozicionet e anijeve të marinës greke. Siç raportojnë mediat greke, kuzhinieri i përfshirë në çështjen e spiunazhit në Rodos ka pranuar akuzat dhe ka treguar sesi nisi gjithçka.

Ai dëshmoi se, gushtin e kaluar ndërsa ndodhej në ishull, ai mori një telefonatë nga sekretari i përgjithshëm i konsullatës turke, i cili i kërkoi që të takoheshin.

Konkretisht në dëshminë e tij ai pretendohet të ketë thënë:

“Në gusht të këtij viti, pa e kujtuar datën e saktë, sekretari i konsullatës turke në Rodos, një mysliman nga Komotini, më mori në telefon. Kur ai më mori për herë të parë, ne shkuam për kafe në qendër të Rodosit në Aktaio, ku biseduam për punët tona personale. Në një moment, pas disa ditësh, ai më thirri përsëri, u takuam dhe dolëm për një shëtitje në plazhin pranë akuariumit “.

Gjatë një prej takimeve që ata patën, S.B.(siç janë inicialet e punonjësit të konsullatës turke) e pyeti për anijet luftarake që kishte parë në Kastellorizo ​​gjatë itenerarit të ndjekur nga anija ku ai punonte, si dhe vendndodhjet dhe numrin e tyre.

Lexo edhe:

Menduan se po kërkonte një thesar, zbulohet misteri i helikopterit me “unazë gjigante” në Turqi

Nenet e Kodit të ri Penal u kopjuan nga Turqia, një model autokrat për lirinë e fjalës

“Në këtë takim”, citohet të ketë thënë kuzhinieri, “ai filloi të më pyeste për anijet luftarake që shohim në Kastelorizo ​​gjatë qëndrimit tonë atje. Unë pastaj iu përgjigja në përgjithësi se herë shohim anije luftarake dhe herë jo ”. 

Sipas faljes së tij para hetimore, kuzhinieri, edhe pse nuk donte të bënte spiunazh, pas këmbënguljes së sekretarit u detyruar që të vijonte t’i jepte informacione.

“(…) Ai më kërkoi qartë, që sa herë që të isha në Kastelorizo ​​ta merrja në telefon për t’i dhënë vendndodhjet e anijeve luftarake në ishull dhe numrin e tyre. Ai më theksoi se dëshironte që informacionet t’ia përcillja vetëm me telefonata dhe jo me mesazhe. Më dërgonte mesazhe përmes aplikacionit WhtasApp  dhe unë pastaj e telefonoja dhe i  jepja informacionin. Në fillim nuk doja ta bëja, por ai këmbënguli. Më në fund u u binda ta bëja. Kështu që në dy udhëtimet e mia të ardhshme për në Kastelorizo, i tregova pozicionet e sakta të anijeve dhe sa ishin…  “.

Sekretari i përgjithshëm i konsullatës gjithashtu e pyeti kuzhinierin për numrin e ushtarëve që ishin transferuar gjatë dy udhëtimeve në Kastellorizo.

“Po ashtu,” tha burri i arrestuar, “mbaj mend që ai më pyeti sa ushtarë po transportonim këto dy herë në Kastelorizo”. Unë i thashë rreth 60-70, ai duhet të ketë qenë në anijen për në Kastelorizo ​​dhe më tha se disa ushtarë do të largoheshin nga atje “.

Pastaj, siç rrëfeu kuzhinieri, pas një diskutimi me gruan e tij, e kuptoi se ishte një veprim i gabuar dhe se do të ishte më mirë të shmangte punonjësin e konsullatës.

Në takimin e tyre në nëntor, sekretari i përgjithshëm i ministrisë i kërkoi të fshinte të gjitha mesazhet që ata kishin shkëmbyer përmes aplikacionit ËhatsApp, që kryesisht kishin të bënin me pyetjet në lidhje me anijet luftarake.

Gjatë bisedave që patën, marinari i tha se e konsideronte të rrezikshëm veprimin që po bënte, dhe se nuk donte të vazhdonte më. Që atëherë, siç deklaroi ai, në dëshminë e tij, ai nuk pati asnjë komunikim me të dhe as nuk iu përgjigj telefonatave të sekretarit.

Kujtojmë se të premten u vunë në pranga nën dyshimin e spiunazhit, punonjësi i konsullatës turke në ishullin grek të Rodosit si dhe kuzhinieri i një trageti. Greqia lëshoi një urdhër arresti për Sebahattin Bayram, 35-vjeçari, që punonte si sekretar në konsullatën turke si dhe punonjësin e tragetit që rrëfeu gjithçka.

Etiketa: spiuniTurqi

Lajme të lidhura

BOTA

Menduan se po kërkonte një thesar, zbulohet misteri i helikopterit me “unazë gjigante” në Turqi

19:37 : 07/08/2025
AKTUALITET

Nenet e Kodit të ri Penal u kopjuan nga Turqia, një model autokrat për lirinë e fjalës

20:37 : 02/08/2025
BOTA

Rekord nxehtësie në Turqi, temperaturat shkojnë në 50 gradë Celsius

09:03 : 28/07/2025
BOTA

Greqia mund t’ia bllokojë Turqisë qasjen në skemën e BE-së për mbrojtje

13:14 : 24/07/2025
A firefighter extinguishes a forest fire near the town of Manavgat, east of the resort city of Antalya, Turkey, July 30, 2021. REUTERS/Kaan Soyturk
BOTA

Tragjedi në Turqi/ 10 punonjës humbin jetën në përpjekje për të shuar zjarret 

22:10 : 23/07/2025
BOTA

Turqi/ Ndalime dhe ndëshkime valë e re presioni ndaj medias

09:49 : 17/07/2025
Para

Buxheti 2021/ Zëri i Amerikës: Nuk është realist, optimizmi i qeverisë pa bazë

TË GJITHA

Devoll/ 24-vjeçari arrestohet për dhunë ndaj gruas, i sekuestrohet dhe një armë gjahu pa leje

14:40 : 09/08/2025

Zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Tiranë, identifikohen 3 autorët, në pranga dy prej tyre (EMRAT)

14:38 : 09/08/2025

Vora kryen transferimin e radhës në merkato

14:34 : 09/08/2025

BE: Paqja, vetëm me Kievin në tryezë dhe sovran në vendime

14:21 : 09/08/2025

“Sulm ndaj medias”/ Qeveria fik sinjalin e News24, godinën do e kthejë në fabrikë armësh

14:10 : 09/08/2025

U dëmtua në sfidën e Ligës së Konferencës, sulmuesi i Partizanit i nënshtrohet operacionit

14:04 : 09/08/2025

Irani arreston 20 të dyshuar për spiunazh për Izraelin

13:58 : 09/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com