Moderatoret e sportit janë cilësuar si vajza që nuk kanë shumë njohuri në këtë fushë dhe që mbahen në televizion vetëm për bukurinë e tyre.
Moderatorja sportive Eva Murati, e ftuar në emisionin “Rrugëtim me Anilën”, rrëfeu se e ka pasur si qëllim në vetvete që të dalë jashtë kornizave të paragjykimeve dhe duket se ia ka dalë mbanë.
Ndër të tjera, bukuroshja brune tha se kur ka nisur emisionin sportiv në fillim, kishte frikë, por publiku e mirëpriti
“Ekziston një lloji paragjykimi shumë i madh në lidhje me vajzat e sportit. Shembujt nuk është se kanë qenë gjithmonë shumë të mirë. Aty vendosej një vajzë bukuroshe përkrah një mashkulli që e mbante gjithë emisionin. Ka raste shumë të ndryshme.
Në botë ka zonja shumë të nderuara që e mbajnë shumë mirë sportin, por gjithmonë ekziston një lloji paragjykimi dhe unë këtë kam pasur qëllim, të paktën për veten time, të dal nga ky lloji paragjykimi dhe publiku e ka mirëpritur.
Kur e nisa drejtimin e ‘Champions League’ pata frikë nga kjo përfshirje jo vetëm për faktin që ishte një fushë e panjohur, por nuk doja të lija një shije tjetër te publiku”,- është shprehur Murati.