• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kolegji Zgjedhor konfirmon fitoren e Joe Biden-it

08:25 : 15/12/2020
në BOTA

Demokrati Joe Biden fitoi të hënën votimin shtet për shtet të Kolegjit Zgjedhor, që përcakton zyrtarisht presidencën në SHBA.

Kalifornia, shteti më i populluar i vendit, i dha zotit Biden 55 votat e saj elektorale, duke bërë që ai të kapërcejë zyrtarisht totalin e 270 votave, të nevojshme për të siguruar Shtëpinë e Bardhë.

Bazuar në rezultatet e nëntorit, Biden fitoi gjithsej 306 vota të Kolegjit Zgjedhor kundrejt 232 të Republikanit Donald Trump.

Më herët gjatë ditës, elektorët në disa shtete kryesore fushë-betejë ku zoti Trump u përpoq pa sukses të ndryshonte rezultatin – Arizona, Xhorxhia, Miçigani, Nevada, Pensilvania dhe Uiskonsini – votuan gjithashtu për zotin Biden, i cili pritet të marrë detyrën në 20 Janar.

Në shtetin e Miçiganit, elektorët demokratikë shkuan në Kapitolin e shtetit të shoqëruar me makinat e policisë, për të shmangur protestuesit e armatosur pro-Trump që kishin planifikuar të demonstronin kundër fitores së zotit Biden në këtë shtet.

Lexo edhe:

Rraklli: Barazimi me Serbinë rezultat i keq, ja pse Manaj s’ishte i duhuri për penalltinë

Arrestimi për lëndë narkotike, Enca pranon publikisht se konsumon hashash

Në shtetin jugperëndimor të Arizonës, ku zoti Biden u bë kandidati i parë demokrat për presidentit që arrinte fitore që nga viti 1996, zyrtarët e shtetit e mbajtën votimin në një objekt që nuk e kishin identifikuar për publikun për arsye sigurie, larg një takimi që po zhvillonin republikanët në selinë e legjislaturës së këtij shteti.

Në Delauer, shteti i vogël lindor që është edhe vendbanimi i zotit Biden, ceremonia e votimit të Kolegjit Zgjedhor u zhvendos në sallën sportive të një kolegji, që shihej si objekt më i sigurt.

Tani që votimi i Kolegjit Zgjedhor ka përfunduar, nbetet edhe një hap i fundit.

Më 6 janar, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve do të mblidhen në një sesion të përbashkët të Kongresit për të numëruar zyrtarisht votimin e Kolegjit Zgjedhor.

Aleatët e zotit Trump në Dhomën e Përfaqësuesve, të udhëhequr nga kongresmeni Mo Brooks i Alabamës, thonë se ata do ta kontestojnë rezultatin në pesë shtete – Arizona, Pensilvani, Nevada, Xhorxhia dhe Uiskonsin – ku ata pretendojnë se manipulimet e gjera në votime i kushtuan zotit Trump rizgjedhjen.

“Në bazë të Kushtetutës, ne kemi një rol më me peshë sesa Gjykata e Lartë, sesa çdo gjykatës federal, sesa çdo gjykatës i një shteti,” tha zoti Brooks për gazetën New York Times. “Ne marrim vendimin përfundimtar.”

Zyrtarët e zgjedhjeve në të pesë shtetet, përfshirë republikanët kryesorë në Xhorxhia dhe Arizona, e çertifikuan fitoren e zotit Biden dhe thanë se nuk pati ndonjë mashtrim në numërimin e votave që mund të kishte ndikuar tek rezultati.

Asnjë Kongres nuk ka zhvleftësuar votat elektorale të një shteti që nga shekulli i 19-të dhe nuk ka gjasa të ndodhë as muajin e ardhshëm.

Por përpara se në Kongres të ketë ndonjë debat lidhur me protestën e kongresmenëve republikanë, të paktën një senator do të duhej t’i bashkohej përpjekjes për kontestimin e rezultatit. Deri tani askush nga senatorët nuk ka thënë se ai ose ajo do ta bënte këtë.

Nëse protesta në Kongres nuk pranohet, Nënpresidenti Mike Pence, i cili kryeson procesin, do të duhej të deklarojë se ai dhe zoti Trump i kanë humbur zgjedhjet.

Mesditën e 20 Janarit, 78-vjeçari Biden do të bëjë betimin në shkallët e Kapitolit si presidenti i 46-të i SHBA. Ai do të jetë udhëheqësi amerikan më i vjetër në moshë i zgjedhur ndonjëherë.

Zoti Trump, ende këmbëngul në mënyrë të pasaktë se ai ka fituar në zgjedhjet e muajit të kaluar.

“Kjo çështje nuk është mbyllur”, tha zoti Trump për televizionin Fox News në një intervistë të dielën në mëngjes, megjithëse dhjetra padi lidhur me pretendimet e tij se po i mohohet padrejtësisht një mandat i dytë, janë hedhur poshtë nga gjykatat.

“Ne vazhdojmë përpjekjet. Kemi çështje të shumta në shkallë lokale. Ne fituam në Pensilvani. Fituam në Miçigan. Fituam në Xhorxhia me diferencë të madhe”, tha ai.

Kolegji Zgjedhor është ai që përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA jo vota popullore, megjithëse zoti Biden kryeson edhe në atë kategori, me më shumë se 7 milionë vota. /VOA/

Lajme të lidhura

SPORT

Rraklli: Barazimi me Serbinë rezultat i keq, ja pse Manaj s’ishte i duhuri për penalltinë

11:52 : 08/06/2025
SHOW BIZ

Arrestimi për lëndë narkotike, Enca pranon publikisht se konsumon hashash

11:50 : 08/06/2025
SPORT

Gjimshiti mungon kundër Letonisë, Sylvinho tregon zëvendësuesin: Po më ‘çmend’!

11:37 : 08/06/2025
AKTUALITET

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë/ 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës policie

11:32 : 08/06/2025
AKTUALITET

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

11:20 : 08/06/2025
SPORT

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025
Para

Akuzohet në Greqi për pjesmarrje në organizatë kriminale, ndalohet shqiptari

TË GJITHA

Rraklli: Barazimi me Serbinë rezultat i keq, ja pse Manaj s’ishte i duhuri për penalltinë

11:52 : 08/06/2025

Arrestimi për lëndë narkotike, Enca pranon publikisht se konsumon hashash

11:50 : 08/06/2025

Gjimshiti mungon kundër Letonisë, Sylvinho tregon zëvendësuesin: Po më ‘çmend’!

11:37 : 08/06/2025

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë/ 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës policie

11:32 : 08/06/2025

Mbi 20 kryetarë të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

11:20 : 08/06/2025

Krizë te Italia, Spalletti mendon dorëheqjen! Claudio Ranieri në garë për stolin e të ‘kaltërve’

11:13 : 08/06/2025

Nën masa të forta sigurie, ekipi serb largohet nga Tirana drejt Beogradit

10:59 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com