Një farmaci është vjedhur gjatë natës në Durrës.
Pre e keqbërësve ka rënë një farmaci që ndodhej pas bashkisë së qytetit.
Raportohet se hajdutët kanë marrë çdo gjë, ndërsa pronari e ka gjetur në mëngjes të boshatisur.
Një hetim ka nisur nga autoritetet përkatëse për zbardhjen e ngjarjes.













