Arsenal e ka mbyllur me një fitore historike fazën me grupe të Europa League. Topçinjtë, që e kishin siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në Grupin B, kanë mundur 4-2 në transfertë skuadrën e Dundalk, vendi i fundit në Grupin B.
Nketiah (12′), Elneny (18′), Willock (67′) dhe Balogun (80′) kanë shënuar për londinezët. Flores (22′) dhe Hoares (85′) për irlandezët.
Arsenal nuk ka pësuar asnjë humbje në 9 transfertat e fundit të luajtura në kompeticionet europiane, gjë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e klubit. (7 fitore, 2 barazime).
Rapidi i Vjenës nuk ia doli të mposhtte Molden, për t’i marrë vendin e dytë dhe rrjedhimisht kualifikimin. Ekrem zhbllokoi sfidën në favor të Moldes që në minutën e 12-të, por pa u mbyllur pjesa e parë barazoi Rtizmaier. Ekrem shënoi të dytin përsonal në fillim të pjesës së dytë, ndërsa barazimi i vjenezëve erdhi shumë vonë me Ibrahimoglu (90’).
Napoli dhe Real Sociedadi luftuan fort deri në fund dhe barazuan 1-1 në stadiumin “Diego Maradona”, rezultat që pati pak vlerë për faktin që Alkmaari u mposht 2-1 nga Rijeka, çka do të thotë se si napolitanët ashtu edhe baskët u kualifikuan në raundin e 1/16-ave. Për skuadrën e Gattusos shënoi në minutën e 35-të Zielinski, ndërsa në kohën shtesë barazoi Ëillian Jose.
Në Grupin A, pas Romës, që ia lejoi vetes humbjen 3-1 në fushën e CSKA-së së Sofjes, kualifikohet skuadra zvicërane Young Boys, që iu imponua 2-1 Clujit, rivalit direkt për vendin e dytë. Në grupet e tjera enigmat ishin zgjidhur në raundin e parafundit.
Më poshtë rezultatet e ndeshjeve që nisën në orën 18:55: