• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Klodiani në ditën e dytë nën dhe’ dhe Sandri në vitin e dytë si ministër

17:11 : 10/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Klodjan Rasha është në ditën e dytë nën dhe’, ndërsa Ministri i Brendshëm sapo e ka kaluar vitin e dytë në këtë detyrë. Për vrasjen e Klodjan Rashës ka një përgjegjës; Policinë e Shtetit dhe jo vetëm policin që shkrehu armën. E ekzekutuan jo shumë larg portës së shtëpisë sepse iku me vrap dhe i trembej gjobës së qeverisë pasi nën hundë nuk mbante maskën.

Protesta e djeshme tregoi zemërim qytetar, mllef edhe të akumuluar kundër arrogancës së pushtetit, kundër frymës së dhunës që vjen prej saj, kundër përbuzjes së varfërisë së qytetarëve dhe kundër mohimit të çdo të drejte. A është në gjendje ta kuptojë ministri që si mjet të mbrojtjes së pushtetit dhe jo të rendit qytetar ka dhunën fizike nga njerëzit e veshur me uniformë dhe gazin lotsjellës?

Sfida është lëshuar dhe këtë herë aspak politikisht, por drejtëpërdrejtë nga qytetarët. Kërkohet dorëheqja e tij, të paktën të vlejë si pjesë morale. Qytetarët e kërkojnë, por kujt ia kërkojnë? Sandër Lleshaj është pasardhësi i Fatmir Xhafës ish hetuesit famëkeq të sigurimit të shtetit dhe vllai i Geron Xhafës një trafikanti famëkeq droge të dënuar në itali. Morali është koncepti që pushteti nuk njeh, përgjegjshmëria është nocioni që nuk ekziston tek ta, as individualisht e as bashkarisht, në atë ngrehinë ngjyrë gri në kupolën e së cilës për më shumë se shtatë vjet qëndron Edi Rama.

Edhe për ata rilindas të shpëlarë në mendje, është e vështirë të kapërdihet një vrasje. Gjithkush sot duhet të bëjë një paralelizëm se: Klodjani mund të ishte secili prej nesh, që në momente paniku mund të ikë nga frika e uniformës së rëndë dhe hijes së zezë që padrejtësisht qeveria i ka veshur policit të vendit.

Lexo edhe:

Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

VIDEO-EMRAT/ Rama me aksionin “selektiv” fut në sherr biznesmenët, dhunë barbare ndaj njëri-tjetrit

Po bëhet një propagandë e madhe për ta lënë si një rast të izoluar dhe të gjithë përgjegjësinë tia lenë atij polici që shkrehu armën dhe i mori jetën 25-vjeçarit Rasha. Madje po shfaqen si “të përgjegjshëm” duke e cilësuar “akt sublim” që çështjen ia kanë lënë në dorë drejtësisë… Po bëjnë edhe rolin e viktimës dhe shprehin keqardhje se protestuesit dëmtuan pemën e vitit të ri dhe hodhën në tokë zbukurimet që shërbejnë si shfaqje për të mbuluar arrogancën, harbutërinë, përbuzjen dhe korrupsionin.

Minimalisht ka një përgjegjës, jo vetëm moral… ai është ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Bëri bujë të madhe deklarata e tij dy muaj më parë kur tha se pas zgjedhjeve të reja nuk do të ishte më ministër. Media u mor me këtë qëndrim të rioshit ministër, por të burrit të pjekur (nga vitet e jetës) Lleshaj. Dikush e konsideroi edhe një individ të përgjegjshëm që nuk ka për qëllim karrierën politike duke shkelur parimet, por përfundimin e detyrës të cilën e konsideron si “mision fisnik”.

Sot të gjithë këto teza e hipoteza kanë rënë. Ministrit i kërkohet vetëm një fije dinjitet dhe nëse e ka atë dorëheqjën në këtë situatë nuk mund ta konsiderojë aspak tragjedi. Mbi të rëndojnë shumë situata të rënda dhe mbi të gjithë frymën që ka përcjellë nga drejtuesit e policisë, deri tek efektivët në terren. Shfaqin shpesh dhunën. Mbrëmë para kryeministrisë u kthyen makthet e përdorimit të gazit lotsjellës, që ky ministër, bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë me “pseudonimin kambalja”, Ardi Veliu e kanë përdorur masivisht ndaj protestive të opozitës.

Po kthehen edhe makthet e dhunës çnjerëzore mbi qytetarët që protestuan kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, ato çizme policie që viheshin mbi kokën e të rinjve, apo dhuna që shoqërohej në komisariate janë vijim, për ta arritur në shpërthim: polici i frustruar të vret me armë. Ato dy krisma arme, pas dy vitesh ministër janë arsye madhore që minimalisht ministry Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen!

Etiketa: Klodian RashaRamasandri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

13:11 : 23/07/2025
AKTUALITET

VIDEO-EMRAT/ Rama me aksionin “selektiv” fut në sherr biznesmenët, dhunë barbare ndaj njëri-tjetrit

09:43 : 23/07/2025
AKTUALITET

Rama i jep privatit edhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë e të Rozafës në Shkodër

08:03 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Partia-shtet”/ Si e përdor Rama pushtetin politik mbi administratën vendore

07:54 : 23/07/2025
AKTUALITET

Shteti privat i Ramës, shoku i ministrit bëhet drejtor porti në Sarandë

20:56 : 22/07/2025
AKTUALITET

Nesho: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “njeriun-shtet”!

20:17 : 22/07/2025
Para

Paolo Rossi në 'Qemal Stafa', publikohen fotot e rralla të legjendës së futbollit italian

TË GJITHA

Bujqësia në krizë, por fondet në ulje deri në 2027

15:11 : 23/07/2025

Aksident i rëndë në Bulqizë/ Makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

15:08 : 23/07/2025

TKZ: Një herë na eliminuam dhe FSHF e Dukës u dënua me gjobën marramendëse

14:53 : 23/07/2025

I dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit, SPAK i komunikon akuzën edhe policit të burgjeve

14:49 : 23/07/2025

Shtyhen afatet e hetimit, Veliajt i komunikohen akuzat në qeli/ Të pandehur dhe Gent Sula e Mirton Lika

14:42 : 23/07/2025

Do të bëhet deputete/ Kleana Xhuveli: Beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek Lapaj

14:39 : 23/07/2025

11 Maji/ Berisha vijon akuzat: 50% e fletëve nuk u dorëzuan tek votuesit në Itali

14:31 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com