• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Do trafikonin dy bomba me telekomandë, dëshmia e të arrestuarve: Çantën na e dha një i tretë

10:06 : 05/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg dy personat e kapur me bomba me telekomandë në tentative për t’i trafikuar drejt Malit të Zi.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura gjatë ditës së djeshme, shtetasit Erol Çiçi dhe Maringlen Gruda mësohet të kenë thënë se çanta u është dhënë nga një person i tretë dhe nuk kanë pasur dijeni se brenda saj të ketë pasur lëndë shpërthyese. Sipas tyre, ata kanë qenë duke lëvizur me personin në fjalë, por duke qenë se i është prishur makina kanë marrë çantën dhe kanë ardhur me furgon për ta pritur në Lezhë. Por pretendimet e tyre nuk u morën parasysh nga gjykata, e cila referuar provave të paraqitura nga prokurori Arben Agovi vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy të ndaluarit.

Erol Çiçi, 33 vjeç dhe Maringlen Gruda, 30 vjeç, që të dy banues në Durrës u arrestuan në hyrje të qytetit të Lezhës dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit Maringlen Gruda janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi. Specialistet për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë, kishin marrë informacion për veprimtarinë e këtyre shtetasve dhe prej 1 muaji ishin vënë në vëzhgim dhe ndjekur me metoda proaktive, ndërsa nga hetimet rezulton se ata të jetë vetëm transportues të lëndës shpërthyese në distancë.

TENTATIVA E TRAFIKIMIT

Operacioni policor i koduar “Distanca” u finalizua pasditen e së mërkurës dhe në pranga u vunë Erol Çiçi, 33 vjeç dhe Maringlen Gruda, 30 vjeç, që të dy banues në Durrës të dënuar me parë për vjedhje dhe trafikim narkotikësh. Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit Maringlen Gruda janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi. Specialistet për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Lezhës, nën drejtimin e Prokurorisë, kishin marrë informacion për veprimtarinë e këtyre shtetasve dhe prej 1 muaji ishin vënë në vëzhgim duke ndjekur me metoda proaktive. Dyshimet e Policisë janë se të ndaluarit mund të jenë vetëm transportues të bombave me telekomandë dhe vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Sipas burimeve, bomba të kësaj natyre shiten deri në 3 mijë euro copa.

Lexo edhe:

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

RASTET E PERSONAVE TË KAPUR ME MINA NË LEZHË

1. Më 11 maj 2017 u kapen 9 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë si dhe u arrestuan transportuesit e tyre Franko Çinari, 21 vjeç dhe Sokol Kotorri, 18 vjeç, që të dy banues në Tiranë.

2. Më 21 shkurt 2018 u prangosën Artur Popa, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias, Kamzë, (i dënuar më parë) dhe Valtor Cala, 30 vjeç, teksa po transportonin 3 mina me telekomandë.

3. Më 24 qershor u kapen 6 mina me telekomandë dhe u arrestua poseduesi i tyre Eduart Sinanaj nga Tirana.

4. Më 5 nëntor 2018, Fatjon Llanaj, 36 vjeç, banues në Tiranë, teksa me një motor po transportonte dy mina me telekomandë.

5. Më 30 shtator të vitit 2018 u arrestua Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip “Opel” në një gomë rezervë në bagazh iu gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

6. Më 2 prill u arrestuan në flagrancë Armand Lukani, 23 vjeç dhe Amelda Elezi, 21 vjeçe, teksa transportonin 3 mina me telekomandë.

TRAFIKU I MINAVE

Kjo është e disata herë që persona me bomba me telekomandë kapen në zonën e Lezhës gjatë tri viteve të fundit, por në asnjë rast nuk është zbuluar baza e prodhimit të tyre dhe porositësit të cilët i blejnë kundrejt shumave të ndryshme parash. Bombat e telekomanduara me celularë përdoren rëndom në atentate dhe për shantazh, pjesa dërrmuese e të cilave mbeten pa autorë. Vetëm në muajin e fundit Policia ka identifikuar 4 raste, një në Tiranë, një në Shkodër, një në Elbasan dhe një tentativë që u zbulua para se të shpërthente në Vlorë.

/Panorama.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025
AKTUALITET

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025
SPORT

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025
SPORT

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025
AKTUALITET

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025
Para

Marsela Çibukaj anulon dasmën

TË GJITHA

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com