• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Gjykata Kushtetues vendos fatin e qeverisë së Kosovës

08:33 : 02/12/2020
në POLITIKE, RAJONI

Gjykata Kushtetuese këtë të mërkurë në orën 10:00 do të diskutojë në lidhje me ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi kur Avdullah Hoti është zgjedhur kryeministër.

Në një seancë publike, GJK-ja do të dëgjojë opinionet e palëve, ndërsa në fund do të publikohet edhe vendimi lidhur me ligjshmërinë apo jo të votës së deputetit Etem Arifi. Një vendim pro Vetëvendosjes sjell një situatë të re politike në vend.

Si përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë deputeti Artan Abrashi dhe anëtari i këtij subjekti, Blerim Salla.

Partia që udhëhiqet nga Albin Kurti, janë shprehur të bindur se epilogu do të jetë në favor të tyre.

“Në këtë seancë do të marr pjesë unë si dërgues i kërkesës për interpretim dhe aktivisti nga Lëvizja Vetëvendosje, Blerim Sallahu, si palë e autorizuar për të paraqitur argumentet juridike pse besojmë që qëndrimi ynë është i drejtë”, ka thënë Abrashi.

Lexo edhe:

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

Ndërkohë si palë në këtë çështje do të marrin pjesë në seancë edhe nga Qeveria. Ekzekutivi që udhëhiqet nga Avdullah Hoti e ka angazhuar për t’i përfaqësuar nesër avokatin Besnik Berisha.

“Në seancën publike të GJK-së, Qeveria e Kosovës do të përfaqësohet nga avokati Besnik Berisha”, ka thënë zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

Pos Berishës në Qeveri, LDK-ja me gjasë nuk do të jenë palë në këtë proces me një përfaqësues të subjektit.

Kreu i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj, e ka konfirmuar për Express se do të jetë pjesë e seancës, por thotë se ai është ftuar vetëm në cilësinë e kryetarit të komisionit.

“Në këtë seancë do të marrë pjesë si kryetar i komisionit për legjislacion, pra jam i ftuar vetëm si pjesë e komisionit jo si anëtar i LDK-së, pasi që kjo çështje është trajtuar në komisionin tonë, do të përgjigjemi rreth punës që është bërë”, tha Manaj.

Seanca publike ku do të diskutohet për ligjshmërinë e votës së deputetit Etem Arifi do të fillojë në orën 10:00. Kjo seancë do të bëhet përmes video-konferencës, për shkak të pandemisë.

Palëve të përfshira do t’u jepet mundësia që shkurtimisht t’i paraqesin argumentet e tyre përmes prezantimeve.

Ato duhet të jenë të kufizuara vetëm në fakte dhe në çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me kërkesën. Kryetari mund t’ia kufizojë secilës palë periudhën kohore të caktuar për këtë prezantim, derisa, gjatë seancës, gjyqtarët mund t’u parashtrojnë pyetje përfaqësuesve të palëve, ose drejtpërsëdrejti cilësdo palë.

Pas përfundimit të seancës dëgjimore, Gjykata do të tërhiqet për këshillim. Të njëjtat mbeten konfidenciale, derisa merret vendim për rastin dhe përgatitet projektvendimi i Gjykatës.

Etiketa: kosovekushtetuesjaqeveri

Lajme të lidhura

RAJONI

I nxehti ‘pushton’ edhe Kosovën, temperaturat e larta kapën vlera rekord

19:45 : 25/07/2025
RAJONI

BE dhe Gjermania: Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale

12:28 : 25/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 52-të të konstituohet, nesër seanca e radhës

11:56 : 25/07/2025
RAJONI

Kosovë/ Dy të mitur shqyejnë dhe përdhosin flamurin shqiptar (VIDEO)

19:24 : 24/07/2025
RAJONI

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

11:56 : 24/07/2025
BOTA

Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

10:56 : 24/07/2025
Para

Shpërthen Melisa: Nuk do bëj s*ks për një kafe, por për dy

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e shtunë 26 Korrik 2025! Ja çfarë thonë yjet për secilën shenjë

22:57 : 25/07/2025

Zjarri përfshin nënstacionin e Ibës, ndërpritet energjia në disa zona të Tiranës

22:50 : 25/07/2025

Skandal në Britani/ Ylli i “Top Boy” akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

22:39 : 25/07/2025

Zyrtare/ Vora transferon një brazilian, Vinicius firmos për debutuesit e Superiores

22:38 : 25/07/2025

Sekuestrimi i pasurive/ Ish-ambasadori Edmond Çaça bleu truall 2.1 mln euro tek “Jordan Misja”

22:29 : 25/07/2025

Polemika në MLS, Messi ndëshkohet për mospjesëmarrjen në All-Star Game

22:26 : 25/07/2025

Temperaturat në Greqi arrijnë në gati 46 gradë Celsius

22:17 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com