• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rindërtimi i “Samiut”/ Veliaj, tender 5 mln euro kompanisë që nxiti protestat e Liqenit

11:26 : 01/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE, SOCIALE, VETTING

Nga BoldNews.al

Tenderi i shumëdebatuar për rindërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, me vlerë rreth 5 milionë euro, i është dhënë një grupi kompanish, të udhëhequra nga “Startek”, e njëjta që ndërtoi parkun e lodrave në kodrat e Liqenit Artificial, të kundërshtuar ashpër nga ambjentalistët.

Në fillim të nëntorit, Bashkia e Tiranës ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve “StarTek”, “B-93”, “Riviera”, “Duka” dhe “Viante Konstruksion” në atë që quhet “minikonkursi” për rindërtimin e gjimnazit të njohur të Tiranës, i cili u rrëzua nga fadromat e Erion Veliajt, pas dëmtimeve të tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Referuar të dhënave zyrtare, në fazën e parë të tenderit merrnin pjesë 12 operatorë ekonomikë.

Pas seleksionimit të parë, në garë mbetën 3 operatorë ekonomikë, nga të cilët grupi i drejtuar nga “StarTek” dha ofertën më të ulët, një shifër prej rreth 567.5 milionë lekë të reja.

Lexo edhe:

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

Kush janë kompanitë fituese?
Disa prej kompanive që përbëjnë grupimin fitues të tenderit për rindërtimin e shkollës së mesme “Sami Frashëri” janë të njohura mirë publikisht.

“StarTek” është në pronësi të Lulëzim Mehmetaj dhe emri i saj u bë shumë i njohur, sidomos pas protestave qytetare, të cilët kundërshtonin ndërhyrjen ndërtimore në zonën e Parkut të Liqenit Artificial.

Pak muaj pasi kishte marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës, e konkretisht në Mars 2016, Erion Veliaj miratoi planin për ndërtimin e një parku lodrash në zonën e mbrojtur të Liqenit Artificial.

Protestues nga radhët e ambjentalistëve dhe shoqërisë civile e konsideruan këtë projekt të Veliajt si një manovër për t’u hapur rrugën ndërtimeve në zonën e konsideruar si “mushkëria e vetme” e Tiranës.

Megjithatë, Veliaj e vijoi projektin e tij, duke zmbrapsur protestuesit me forcën e uniformave blu të Policisë së Shtetit, si edhe të policisë së tij bashkiake.

Projekti i shumë-kundërshtuar, u ndërtua nga kompania “StarTek” e Lulëzim Mehmetaj.

Më vonë, qeveria “Rama” i dha kompanisë “StarTek” statusin e investitorit strategjik, për ndërtim vilash në bregdetin e Dhërmiut.

Kompania “B-93” është në pronësi të Shpëtim dhe Dashnor Liçaj. Sipas të dhënave të “spendingdata.al”, kjo shoqëri ka përfituar rreth 3.5 milionë euro fonde publike vetëm në dy vitet e fundit, 2019-2020.

Kompania “Riviera” është në pronësi të biznesmenit Dritan Çelaj, njëkohësisht edhe themelues i shoqërisë së sigurimeve “Atlantik” sh.a.

Referuar të dhënave të “spendingdata.al”, kompania ‘Riviera” ka përfituar kontrata publike në vlerë rreth 6 milionë euro, nga viti 2015 e në vijim.

Shoqëria “Duka” është në pronësi të biznesmenit Veis Duka. Kjo kompani, prej vitit 2015 e në vijim, ka fituar kontrata publike në vlerë 10 milionë euro, kryesisht në institucionet qendrore e lokale të Vlorës.

Kompania që mbyll bashkimin e operatorëve fitues për rindërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” është “Viante Konstruksion”, në pronësi të biznesmenit Gjergji Bezati.

Kjo kompani ka përfituar kontrata publike në rreth 3.5 milionë euro, përgjatë periudhës 2015-2019.

Të pesta këto kompani duhet të ndërtojnë gjimnazin kult të Tiranës për 13 muaj, me një vlerë prej mbi 5 milionë euro, shumë e cila për Partinë Demokratike në opozitë është abuzive.

Lajme të lidhura

SPORT

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025
BOTA

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025
AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
BOTA

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025
SPORT

Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, gati të përfshijë Vlahovic në “pazarin” me Newcastle

15:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

15:36 : 08/08/2025
Para

Covid-19/ Mushkëritë janë të dëmtuara edhe tre muaj pas infektimit

TË GJITHA

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025

Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, gati të përfshijë Vlahovic në “pazarin” me Newcastle

15:36 : 08/08/2025

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

15:36 : 08/08/2025

Vijojnë të mbeten aktive vatrat e zjarrit në Mallakastër

15:14 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com