• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Shkencëtarët: Vaksina nuk do ta pengojë koronavirusin të përhapet

16:27 : 30/11/2020
në SHENDETI

Koronavirusi SARS-CoV-2, i cili shkakton COVID-19, mund të mos jetë kameleon si virusi i gripit, por edhe kur të nisë vaksinimi, kjo nuk do ta pengojë virusin të përhapet më tej apo edhe të bëhet më i ashpër, shkruajnë David Kennedy dhe Andreë Read në studimin e tyre të botuar në revistën shkencore  Plos Biology

Sipas shkencëtarëve amerikanë, kjo është arsyeja pse ne duhet të tregohemi vigjilent gjatë gjithë kohës, pasi ligjet e Darvinit janë po aq të rëndësishme sa ligjet e Pasteur, për sa i përket sëmundjeve infektive.

Me fjalë të tjera, ndërsa bakteret bëhen më rezistent ndaj antibiotikëve, viruset mund të evoluojnë dhe të bëhen më rezistent ndaj vaksinave.

Sipas profesorëve të biologjisë David Kennedy dhe Andreë Reed të Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë, ekziston një “mundësi” që evoluimi i koronavirusit të ri mund të minojë gradualisht efektivitetin e gjeneratës së parë të vaksinave.

“Siç ka ndodhur  me sëmundje të tjera, të tilla si pneumonia,  rezistenca ndaj infeksioneve virale mund të ulë efikasitetin e vaksinave.

Lexo edhe:

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

“Duke mësuar nga përvoja e kaluar dhe duke zbatuar këtë njohuri në zhvillimin e vaksinave, ne mund të rrisim ndikimin pozitiv afatgjatë të vaksinave Covid-19”, tha Kennedy.

Ndër të tjera, të dy shkencëtarët sugjerojnë që mostrat nazofaringeale të marra nga vullnetarët gjatë testeve klinike të vaksinave të ndryshme duhet të analizohen për të përcaktuar ngarkesën e tyre virale në mënyrë që të zbulohet se si po evoluon transmetueshmëria e koronavirusit.

Studiuesit sugjerojnë gjithashtu që të dhënat gjenetike të marra përmes mostrave nazofaringeale duhet të përdoren për të zbuluar dhe monitoruar nëse virusi po evoluon në të vërtetë.

Për shembull, zbulimi i ndryshimeve gjenetike për shkak të mutacioneve midis gjenomeve të koronavirusit të njerëzve të vaksinuar, krahasuar me gjenomat e virusit të personave që nuk janë  të vaksinuar por kanë përdorur vetëm placebo, do të bëjë të mundur krahasimin e nevojshëm që na duhet për të përcaktuar nëse virusi zhvillohet edhe nën presionin e vaksinave.

Studimi sugjeron gjithashtu që të analizohen mostrat e gjakut të marra gjatë testeve klinike të vaksinave për të përcaktuar nëse ka imunitet të tepërt tek personat e vaksinuar duke matur antitrupat dhe limfocitet T.

Sipas mjekut Reed,  koronavirusi duhet të pësojë disa herë mutacion, në mënyrë që t’i mbijetojë sulmit që vjen nga  sistemi imunitar i njeriut.

Në përgjithësi, studiuesit janë optimistë se koronavirusi i ri nuk do të bëhet rezistent ndaj vaksinave. As bakteret dhe as viruset nuk zhvillojnë rezistencë ndaj vaksinave aq lehtë në krahasim me ilaçet e tjera.

Për shembull, vaksina e lisë nuk e ka humbur kurrë efektivitetin e saj, as vaksina e fruthit dhe poliomelitit, pavarësisht përdorimit të tyre shumë vjeçar.

E kundërta ndodh me antibiotikët, të cilët  humbasin shumë shpejt efikasitetin e tyre.

Pjesërisht, ndryshimi është se vaksinat zakonisht shkaktojnë një formë më të gjerë dhe më të larmishme të imunitetit ndërsa një antibiotik ka një objektiv më të ngushtë.

Vaksinat gjithashtu veprojnë para se patogjeni të shumëfishohet në trup, dhe në momentin që ne marrim antibiotikë ose ilaçe të tjera, bakteri ose virusi i synuar tashmë është riprodhuar në trupin tonë.

Ndonjëherë, viruset janë rezistentë ndaj vaksinave, por kjo nuk është diçka shumë e zakonshme.

Sipas Kennedy, deri më tani nuk ka asnjë provë, që vaksinat e para të testuara për koronavirus çojnë në rritjen e rezistencës së virusit, por situata duhet të monitorohet dhe, nëse do të jetë  e nevojshme, prodhuesit e vaksinave duhet të ndryshojnë përbërjen e tyre.(abcnews)

 

 

Etiketa: koronavirusi boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

4 humbje jete dhe 213 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:48 : 23/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi në Greqi/ 77 humbje jete dhe mbi 21 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

17:11 : 15/02/2022
AKTUALITET

4 humbje jete dhe 296 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri! Harta

17:08 : 13/02/2022
AKTUALITET

Koronavirusi/ Alimehmeti: Duhet ndryshuar politika e vaksinimit

22:52 : 04/02/2022
SHENDETI

Koronavirusi i zgjatur/ Si të dallojmë pasojat e fshehta në mushkëri

21:13 : 30/01/2022
AKTUALITET

Ja pse disa persona nuk preken nga Covid edhe pse janë në kontakt me të infektuar

16:26 : 26/01/2022
Para

Koronavirusi/ Shtohet skepticizmi i qytetarëve për vaksinën

TË GJITHA

VIDEO/ Izraeli bombardon televizionin iranian, spikerja braktis transmetimin live

17:45 : 16/06/2025

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, flet djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin

17:45 : 16/06/2025

FOTO/ Njoftohet Robert Losha se betonieret kanë bllokuar trotuarin në pallatin e Sakos së “2T” në Ali Dem

17:35 : 16/06/2025

Rrëzohet helikopteri në Athinë, shpëtojnë turistët

17:31 : 16/06/2025

Botërori i klubeve/ PSG e nis me fitore, shkatërron 4-0 Atletico Madrid

17:30 : 16/06/2025
Beşiktaş - Adana Demirspor

Milot Rashica drejt Italisë, merr ofertë nga skuadra e Serie A

17:17 : 16/06/2025

50 profesorë të UT kallëzohen në SPAK: Të hetohen me Begajn e Manastirliun për grup të strukturuar kriminal

17:12 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com