Fero dhe Arbenita, pasi jetuan një histori dashurie për shumë vite, e kanë çuar në një tjetër nivel marrëdhënien e tyre.
Sipas “Prive”, burime shumë të sigurta pranë çiftit thanë se dyshja kanë kurorëzuar dashurinë në martesë. Fero dhe Arbenita i kanë thënë “PO” njëri-tjetrit, por këtë e dinë vetëm një rreth shumë i ngushtë i familjarëve dhe miqve të tyre.
Fero ka treguar më parë se është njohur me Arbenitën në rrjete sociale dhe pasi i ka shkruar, janë takuar për herë të parë në Shkup. Sipas tij, Arbenita e ka bërë menjëherë për vete, ndryshe nga femrat e tjera me të cilat ka dalë apo ka pasur marrëdhënie.