• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Jeta e Saimirit të “Love Story”, historia e djalit të pasur që kërkon dashurinë në TV

13:06 : 23/11/2020
në SHOW BIZ

Njihuni me beqarin e “Love Story”, princi modern që do të rrëmbejë zemrat e shumë vajzave. Kështu e bëri produksioni nën drejtimin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, prezantimin e 33-vjeçarit e ardhur nga Gjermania.

Që pas shfaqjes në premierën e së hënës në spektaklin “Love Story”, djali më fizikun perfekt po komentohet si beqari më yll i momentit. Djaloshi që i ka bërë të gjithë ta diskutojnë, është ai që do t’u japë mundësinë 18 vajzave të njihen dhe të dalin në takime romantike me të.

Ish-futbollisti tashmë biznesmen është xhentëlmeni që ka bërë për vete mijëra shikues e më në fund nuk është më i panjohur. Ai jeton e punon mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, është një financier dhe sipërmarrës i suksesshëm i disa bizneseve.

Lexo edhe:

Ofendoi vajzat e ekranit shqiptar, Marinela Hysa në gjendje të rënduar psikologjike

Këngëtari shqiptar rrëfen njohjen me ish-konkurrenten e “Love Story”

Pasioni i tij është sporti dhe kjo duket qartë nga fiziku i tij, ndërkohë që sapo ka fituar titulli “princi modern”, pasi 18 vajza kanë hyrë në garë për të. Saimiri është në kërkim të dashurisë së jetës dhe do ta gjejë atë në sytë e gjithë botës, pas këshillës nga e ëma e tij, e cila i ka vënë detyrë që të martohet me një vajzë shqiptare.

Gjatë klipit prezantues, folën për këtë vendim të tij dy prindërit dhe motra më e vogël, e cila i këshilloi vajzat që ta kenë kujdes vëllain, edhe pse në fillim nuk ishte dakord që ai të merrte pjesë në një format të tillë.

Ndërkohë, e ëma, një bionde sharmante, u shpreh se edhe pse djali jetonte i vetëm, ajo sërish nuk rrinte pa i gatuar kekun e tij të preferuar apo pa i bërë gati valixhen kur ai nisej për një udhëtim, si ky i fundit në Tiranë, ku misioni i tij është të gjejë gruan e jetës.

Nga ana tjetër, babai, të cilin Saimiri e cilësoi modelin e tij, u shpreh se me të birin janë më shumë si shokë sesa si babë e bir. Por edhe pse nga produksioni nuk u përmend fakti që Saimiri është djali i dy prindërve të divorcuar, në klipin e transmetuar në ekran, ra në sy që intervistat prindërit e tij i dhanë të ndarë dhe nga ambiente të ndryshme.

Për këtë histori personale të mbajtur të fshehtë, burime për “Panorama Plus” kanë treguar se e vërteta është që prindërit e tij janë të divorcuar dhe kanë rënë dakord jo më njëri-tjetrin, por secili me djalin, që ai të merrte pjesë në këtë program.

Lind pyetja se ç’e shtyn një djalë me një histori divorci të familje të besojë në dashurinë e përjetshme, aq më tepër ta kërkojë atë në një show?

Gjithsesi, përgjigjen ndoshta do ta japë vetë Saimiri në javët në vazhdim, ndërkohë që sa u përket preferencave për partneres e tij, ai tha se nuk ka rëndësi nëse ajo është brune apo bionde, mjafton ta tërheqë dhe të jetë një “lady” në plot kuptimin e fjalës.

E për ta plotësuar përshkrimin e tij, “Panorama Plus” sjell detaje të pathëna deri tani në program. Ai ka një profil në internet si futbollist, në pozicionin e mbrojtësit në fushë.

Ndër të tjera shkruhet se ka lindur në 27 gusht 1988 në Tiranë dhe në moshën 8-vjeçare është vendosur me familjen në Manhajmi të Gjermanisë. Është 1.89 m i gjatë dhe përveç skuadrave gjermane, në 2010 ka luajtur për Tiranën, që e kujton si eksperiencën më të bukur në karrierën e tij si futbollist.

Sa i përket tipit, konsiderohet një person i thjeshtë, i shkolluar, kavalier, me shpirt të ndjeshëm dhe empatik. Protagonisti 33- vjeçar është eksplorator i realiteteve të reja, i ka rënë përqark botës dhe adhuron sportin. Ai ka lënë pas krahëve disa histori dashurie, por beson fort te dashuria e vërtetë.

Sa i përket përzgjedhjes në paskuintat e “Love Story” ka plasur sherri i madh mes vajzave. Janë motrat binjake Silvana dhe Albana Xhani, të cilat kanë denoncuar faktin që pas mbylljes së puntatës së parë vajzat e kanë pushtuar Saimirin me prekje e ngacmime, kush e kush t’i tërhiqte vëmendjen.

Dy motrat që kanë hyrë në këtë garë për këtë “princ modern”, kanë kritikuar edhe Saimirin, pasi e kanë cilësuar si një mashkull të dobët që pranoi sjelljen e konkurrenteve, që sipas motrave, ishte e degraduar.

“E lëshoi veten”, thanë motrat binjake, duke u shprehur të zhgënjyera nëse nga një mashkull i tillë mund të pritet seriozitet dhe besnikëri.

Motrat binjake e nxorën edhe Saimirin në ‘tabelën e turpit’, ndërkohë që morën edhe përgjigjen nga rivalet të cilat thanë “se të dyja motrat janë të marrosura pas Saimirit njësoj! Le të shohim se si do të vazhdojë kjo “luftë”! /Panorama Plus

Etiketa: love storySaimir Kasemi

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Ofendoi vajzat e ekranit shqiptar, Marinela Hysa në gjendje të rënduar psikologjike

13:54 : 28/09/2022
SHOW BIZ

Këngëtari shqiptar rrëfen njohjen me ish-konkurrenten e “Love Story”

13:59 : 10/06/2022
SHOW BIZ

Xhoni largohet nga ‘Love Story’, ja kë zgjodhi mes Rominës dhe Sellmës

09:35 : 29/03/2022
Foto: Love Story
SHOW BIZ

Djali i Robert Aliaj në gjendje jo të mirë psikologjike pas refuzimit nga vajzat e ‘Love Story’

13:51 : 23/03/2022
Foto: Love Story
SHOW BIZ

Djali i Robert Aliajt largohet nga studio i revoltuar: Skenare, duan të më degjenerojnë

13:27 : 22/03/2022
SHOW BIZ

“Turp që mashtron, nuk të putha unë i pari”/ Djali i Robert Aliaj-Marinelës: Po vdisje, u eksitove. Të putha për bamirësi

15:59 : 18/03/2022
Para

Rëndohet situata nga Covid në Gjirokastër/ Mbyllet pjesërisht bashkia dhe institucione të tjera

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com