Universitetet kanë sërish kuota të lira edhe pas shtyerjes disa herë të afateve të regjistrimeve. Me këtë situatë përballen disa degë në universitetin Politeknik dhe në universitetin e Mjekësisë ku dega e farmacisë ka ende 14 kuota të lira dhe nuk ka më kandidatë në listë pritje.
Formula e re e pranimeve dhe konfuzioni i krijuar në rradhët e maturantëve, i detyron rektorët të kërkojnë shkurtim të afateve të pranimeve në vitin e ardhshëm akademik.
24 orë nga mbyllja e regjistrimeve në universitete, pas shtyrjeve të njëpasnjëshme të afateve, institucionet e arsimit të lartë vijojnë të kënë kuota të lira. Drejtuesit e universitetve do të diskutojnë pas datës 1 nëntor për të parë mundësinë e rishpërndarjes së kuotave ose aplikime të reja për vendet e mbetura bosh, pasi nga ky proces edhe në degët të kërkuara si në universitetin politikenik dhe në atë të mjekësisë nuk kanë më kandidatë në listë pritje.
“Janë dy fakultete, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës si dhe Fakulteti i Inxhinierësë Matematike dhe Inxhinerisë Fizike të cilët nuk kanë më lista priteje. Në tre ditët e fundit nuk ka më kandidatë që do regjistrohen. Në Fakultetin e Arkitekturës janë regjistruar 179 nga 183 kuota, pra 4 kuota janë bosh. Kurse në fakultetin e inxhinierisë Matematike dhe Fizike janë 90 të regjistruar nga 130 kuota”, tha per Ora News Andrea Maliqari, Rektor i Universitetit Politeknik.
Regjistrimet mbyllen në datën 1 nëntor. Ky është viti i parë në universitet ku pranimet u bënë me formulën e re, sipas kritereve të vendosura nga institucionet e arsimit të lartë në bazë të ligjit të ri. Për herë të parë procesi i pranimeve ka zgjatur disa muaj, dhe për shkak të konfuzionit në rradhët e maturanëtëve, rektorit do të kërkojnë shkurtim të afatit në të gjithë këtë proces vitin e ardhshëm.