• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shfrytëzuan frikën e shqiptarëve/ Laboratorët privatë fituan qindra milionë nga testet e Covid-it

14:30 : 18/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Nga BoldNews.al

Një reagim i fortë publik detyroi laboratorët privatë “Alnet” dhe “Intermedica” të ulin relativisht çmimin e tamponit për Covid-19, nga 12 mijë lekë në 8500 lekë, i cili gjithësesi mbetet i lartë në krahasim me vendet e rajonit, por edhe më gjerë.

Në një njoftim të shpërndarë mbrëmjen e kësaj të Marte, laboratorët privatë deklaruan se vendosën të ulin çmim e testit për Sars Cov-2, në përgjigje të kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Laboratorët privatë, “ALNET” i Spitalit Amerikan dhe “Intermedica”, janë të vetmit e licensuar nga Ministria e Shëndetësisë për të kryer testin e Covid-19.

Prej Korrikut 2019, dy laboratorët, pa lidhje me njëri-tjetrin, vendosën një çmim prej 12 mijë lekë të reja (95 euro) për tampon, në një sjellje aspak konkurruese mes tyre.

Lexo edhe:

Kandidati i Ramës/ Fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid, Vasil Llajo: “Tani do të punoj për njerëzit”

Rritja e rasteve me Covid, Manastirliu urdhër inspektoriateve: Shtoni kontrollin për masat

Po ashtu, në të njëjtën ditë, dy laboratorët privatë, sërish pa asnjë shenjë konkurence mes tyre, shpallën se kanë ulur çmimin e tamponit në 8500 lekë të reja (rreth 60 euro).

Dy laboratorët janë aktivitete private dhe qëllimi final i tyre është fitimi.

Duket qartë se, edhe çmimi i ri prej 8500 lekë, u siguron atyre fitimin tregtar. Por, nga kjo premisë, krijohet pikëpyetja e parë nëse çmimi i aplikuar për 4 muaj ka pasur nuanca abuzimi.

Për të kuptuar se sa kanë fituar “ALNET” dhe “Intermedica” nga frika e qytetarëve shqiptarë, mjafton të bëhen disa llogari të thjeshta, referuar deklaratave publike të përfaqësuesve të të dy laboratorëve.

Drejtuesja “ALNET” të Spitalit Amerikan, Albana Daka, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut mbrëmjen e së martës deklaroi ndër të tjera se laboratori që ajo drejton ka kryer 350 deri në 600 tamponë në ditë.

Referuar këtyre shifrave dhe duke mbajtur në konsideratë se çmim për tampon ishte 95 euro (12 mijë lekë të reja), atëherë “ALNET” i Spitalit Amerikan, gjatë periudhës Korrik-17 Nëntor 2020, ka arkëtuar në ditë nga 4.1 milionë lekë të reja deri në 7 milionë lekë të reja.

Më konkretisht;
– Për sasinë 350 tampone/në ditë, arkëtimi i “ALNET” është 33.250 euro (ose 4.1 milionë lekë të reja
– Për sasinë 600 tampone/në ditë, arkëtimi i “ALNET” është 57.000 euro (ose 7 milionë lekë të reja

Laboratori “Alnet” ka arkëtuar për rreth 4 muaj (120 ditë), kohë që ka aplikuar çmimin 95 euro për tampon, nga 400 mijë euro deri në 685 mijë euro. E shprehur në lekë shqiptare, nga 50 milionë lekë të reja deri në 85 milionë lekë të reja.

Në një situatë të ngjashme fitimi duket se është edhe laboratori tjetër i licensuar, “Intermedica”.

Në emisionin e Fevziut këtë të martë, përfaqësuesi i “Intermedica-s”, Vasil Llajo, deklaroi se laboratori kryen 500-600 tamponë në ditë.

Duke ndjekur të njëjtën logjikë shifrash, “Intermedica” ka arkëtuar në ditë një vlerë që varion nga 47.500 euro (5.8 milionë lekë të reja) deri në 57 mijë euro (7 milionë lekë të reja)

Për rreth 4 muaj, laboratori “Intermedica”, vetëm për tamponin për Covid-19, ka arkëtuar një shifër nga 68 milionë lekë të reja deri në 85 milionë lekë të reja.

Në përfundim, ka edhe një detaj që vë në dyshim të gjithë procesin e testimit.

Fillimisht kryeministri Edi Rama e më tej edhe përfaqësuesit e “ALNET” dhe “Intermedica”, deklaruan se rastet e dyshuara me Covid-19 që konstatohen nga laboratorët privatë, ri-testohen nga Instituti i Shëndetit Publik, para se të përcaktohet përfundimisht nëse një person është prekur apo jo nga virusi pandemik.

Etiketa: ALNETIntermedicatestet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kandidati i Ramës/ Fitoi miliarda nga fatkeqësia e Covid, Vasil Llajo: “Tani do të punoj për njerëzit”

13:53 : 07/05/2025
AKTUALITET

Rritja e rasteve me Covid, Manastirliu urdhër inspektoriateve: Shtoni kontrollin për masat

19:04 : 18/10/2021
AKTUALITET

Mënyra më e saktë për ta kuptuar nëse tashmë keni kaluar koronavirusin

19:50 : 13/01/2021
AKTUALITET

Testet e antigjenit për SARS-CoV-2, ja implikimet në praktikën e shëndetit publik?

09:56 : 03/01/2021
AKTUALITET

A mund të infektohesh njëherësh me Covid dhe grip? Epidemiologu: Ku do të përdoren testet e shpejta

09:11 : 09/12/2020
AKTUALITET

Testet e shpejta, ja kategoritë që përfitojnë/ 7 zonat më të rrezikshme në Tiranë

16:54 : 07/12/2020
Para

Pse Bullgaria dhe Holanda bllokuan konferencën ndërqeveritare me Shqipërinë

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com