• Kontakt
Tuesday, June 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi i Rudinës: Tre takimet e mia me gjyqtarin Boçi dhe tentativat për të më prekur

13:38 : 31/10/2016
në AKTUALITET

Denoncuesja e skandalit seksual të kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës u jep hetuesve detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Rudina I., 40 vjeçe, u ka thënë dy hetuesve të Prokurorisë që e morën në pyetje në Gjirokastër se është takuar me kryegjyqtarin tri herë, një herë në zyrën e tij dhe dy herë jashtë gjykatës, në lokale të ndryshme.

Nëna e dy fëmijëve u ka thënë hetuesve se ka pasur konflikte pronësie në familje, të cilat janë bërë shkak për padinë civile që ajo kishte bërë në Gjykatën e Gjirokastrës, në datën 20 janar 2014.

Si pasojë e këtyre konflikteve, Rudina I. ka thënë se mbeti pa strehë bashkë me dy fëmijët e saj. Duke qenë se, sipas saj, është detyruar të shkojë te prindërit për shkak të konflikteve me ish-vjehrrën, pasi ka bërë padinë e pronësisë në Gjykatë, ka qenë babai që e ka orientuar Rudina I. që të takonte kryetarin e Gjykatës, Guximtar Boçin, duke qenë se ata njiheshin mes tyre.

TAKIMET ME GJYQTARIN

Lexo edhe:

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Monopoli i artë i matësave elektrikë/ Si e shtinë në dorë biznesin miliarder dyshja Shapllo-Orgocka?

Në dëshminë e saj, gruaja 40-vjeçare ka bërë me dije se pasi kishte bërë padinë dhe çështja ishte në shqyrtim, u takua me kreun e Gjykatës në zyrën e tij dhe e njoftoi për padinë që kishte bërë, duke e vënë në dijeni se çështja po shqyrtohej nga gjyqtarja Blerta Çibuku.

Në dëshminë e vet, 40-vjeçarja u ka thënë hetuesve se kryetari i Gjykatës filloi ta provokonte që në takimin e parë në zyrë. Gjatë këtij takimi, sipas gruas, kryetari i Gjykatës në një moment i është afruar asaj, ka tentuar ta prekë dhe ta puthë, por ajo është larguar, raporton “Panorama”.

Ngacmimet, sipas dëshmitares, kanë arritur kulmin në takimin e dytë në një lokal, ku me gjithë kërkesën e vazhdueshme të Guximtar Boçit, ajo ka refuzuar lidhjen intime. Në këtë mënyrë, denoncuesja e skandalit ka hedhur dyshimet e saj se pasi refuzoi kryegjyqtarin e Gjirokastrës, ai ndikoi më pas te kolegia e tij, Blerta Çibuku, e cila dha vendim kundër Rudina I.

Ky vendim ndërkohë u la në fuqi edhe në Gjykatën e Apelit të Gjirokastrës dhe denoncuesja u ka thënë hetuesve se ka dyshime se edhe në Apel, ka qenë kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës që ka ndikuar për një vendimmarrje kundër saj, pasi në takimet e para i kishte thënë se “do ta ndihmonte edhe në Apel”.

Sipas Prokurorisë, biseda mes gruas e gjyqtarit është regjistruar në vitin 2015.

Prokuroria ka sekuestruar pamjet e kamerave brenda Gjykatës së Gjirokastrës dhe po ashtu ka marrë në pyetje edhe dëshmitarë të tjerë. Grupi i hetimit ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave nga lokalet ku është takuar Rudina I. me kryetarin e Gjykatës.

Nga ana tjetër, 40- vjeçarja u ka shpjeguar hetuesve se prej 3 vitesh dhunohet dhe kërcënohet nga ish-vjehrra e saj, Merushe Makri. Rudina I. ka thënë se ka kërkuar tri herë urdhër mbrojtjeje në Policinë e Gjirokastrës nga vjehrra, duke e akuzuar se ajo e dhunonte për shkak të konfliktit të pronësisë.

Pretendimet për dhunë duket se kanë qenë të dyanshme, pasi në Gjykatën e Gjirokastrës hetuesit kanë gjetur së paku 7 urdhra mbrojtjeje që vjehrra Merushe Makri e ish-burri Mihal Makri kanë kërkuar ndaj Rudina I. nga viti 2013 e në vazhdim.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

14:37 : 09/06/2026
AKTUALITET

Monopoli i artë i matësave elektrikë/ Si e shtinë në dorë biznesin miliarder dyshja Shapllo-Orgocka?

14:33 : 09/06/2026
AKTUALITET

SPAK vë zyrtarisht në hetim anëtarin e KPP, Kreshnik Tërnova

14:33 : 09/06/2026
AKTUALITET

FOTO/ Ja momenti i fundit i 34-vjeçarit Eglant Koçi para zhdukjes misterioze

14:13 : 09/06/2026
AKTUALITET

Katolikët braktisin Ramën!

14:08 : 09/06/2026
BOTA

SHBA ultimatum: Bosnja s’mund ta shtyjë ndërprerjen e varësisë nga gazi rus

13:52 : 09/06/2026
Para

Beteja për Mosulin, vriten 300 fëmijë-ushtarë të ISIS-it

TË GJITHA

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

14:37 : 09/06/2026

Monopoli i artë i matësave elektrikë/ Si e shtinë në dorë biznesin miliarder dyshja Shapllo-Orgocka?

14:33 : 09/06/2026

SPAK vë zyrtarisht në hetim anëtarin e KPP, Kreshnik Tërnova

14:33 : 09/06/2026

FOTO/ Ja momenti i fundit i 34-vjeçarit Eglant Koçi para zhdukjes misterioze

14:13 : 09/06/2026

Katolikët braktisin Ramën!

14:08 : 09/06/2026

SHBA ultimatum: Bosnja s’mund ta shtyjë ndërprerjen e varësisë nga gazi rus

13:52 : 09/06/2026

Dyshohet se mori peng Eglant Koçin, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 41-vjeçar, një tjetër u arrestua! (EMRAT)

13:42 : 09/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

palazzobetgrandpashabetmatbet girişjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet Girişcasibom girişgrandpashabetbetasusJojobetcasibom girişjojobet girişjojobetletmejizz.coJojobetGrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet