“Kur Ryan del jashtë, ai thjesht po e bën këtë për të fjetur me ndonjë grua. Ai është thjesht një maniak seksi”. Ky është përshkrimi i Rhodri Giggs për vëllain e tij, Ryan, një ish-mesfushorin e Manchester United, tashmë trajner i kombëtares së Uellsit.
Të dy nuk kanë qenë në marrëdhënie të mira që kur doli se ish-gruaja e Rhodri, Natasha, kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me vëllain e tij (pra, kunatin) për vite me radhë: “Nuk mund të duket se e përbuz atë, thjesht më vjen keq për Ryan. Ai ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme. Nëse e ka njollosur, kjo nuk varet nga unë, por nga gruaja e tij”.
Kjo frazë thuhet në lidhje me atë që ndodhi një muaj më pare, kur Ryan u arrestua për një grindje të dhunshme me partneren e tij, Kate Greville, e cila është arsyeja pse policia bastisi shtëpinë e trajnerit të Uellsit në “Worsley”, Manchester.
Policia e burgosi atë një natë dhe më pas e liroi në pritje të hetimeve. Ryan Giggs mohon çdo akuzë për dhunë, por është nën hetim për dëmtim fizik të Kate dhe për një sulm ndaj një gruaje të dytë.